LAJMI I FUNDIT:

Rucker: Kosova duhet t’i përmbush kushtet për liberalizimin e vizave

Rucker: Kosova duhet t’i përmbush kushtet për liberalizimin e vizave

Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë, Joachim Rucker, ka thënë se Kosova është duke ecur në rrugë të duhur drejt Bashkimit Evropian.

Rucker në një intervistë për KosovaPress ka thënë se shteti i Kosovës ka pasur përmirësime në infrastrukturë, ndërsa pret që të ketë përmirësime edhe në sektorin e energjisë.

“Për aq sa mund të vërej gjërat po ecin në drejtim të duhur. Jam shumë i lumtur që me rastin e kësaj vizite kam parë përmirësime në infrastrukturë dhe mendoj që në fushat tjera duhet të ketë përmirësime të mëtutjeshme duke përfshirë kështu sektorin e energjisë. Jam shumë pozitiv që Kosova është në drejtimin e duhur dhe eventualisht do të jetë anëtare e BE-së, siç e kemi thënë edhe vite më parë”, tha Rucker.


I pyetur lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që e çon atë drejt krijimit të ushtrisë, Rucker pa komentuar shumë për këtë temë tha se Kosova momentalisht është në një proces të dialogut që mbikëqyret nga faktori ndërkombëtar, e i cili e “këshillon Kosovën lidhur me këtë çështje”.

“Nuk jam ekspert sa i përket kësaj pyetje sepse unë nuk jam më i angazhuar në politikën e brendshme të Kosovës, por  ju jeni në një dialog të mbikëqyrur nga komuniteti ndërkombëtar, i cili iu këshillon lidhur me këtë çështje”, tha ish-administratori gjerman.

Duke folur në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Rucker përmendi kushtet që kosovarët duhet të përmbushin për të lëvizur lirshëm nëpër shtetet e BE-së.

Me këtë rast ish-administratori i UNMIK-ut tha se Kosova duhet t’i përmbush kushtet që i janë caktuar për liberalizim të vizave.

“E di që duhet të plotësohen disa kushte dhe disa kërkesa për liberalizimin e vizave dhe do ta këshilloja Kosovën që ta bëjë këtë gjë dhe të plotësoj kërkesat dhe jam i sigurt që në këtë mënyrë gjërat mund  të ndodhin”, tha Rucker.

Diplomati nga Gjermania ka qenë në krye të UNMIK-ut në Kosovë prej vitit 2006 deri në vitin 2008.

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Kalo në kategori