Na kanë mësuar të mos e gjykojmë librin nga kopertina, por ja që ndonjëherë as nuk e shmangim dot dhe as s'i shmangemi dot paragjykimeve

Kush na gjykon më shumë?!


Luani

Kjo shenjë, përfaqësohet nga luani- mbreti i kafshëve- dhe jo më kot konsiderohet edhe si mbreti i zodiakut. Ata e adhurojnë vëmendjen dhe vdesin të kenë fansa, gjë e cila dashje padashje i bën të jenë kritikë apo paragjykues ndaj të tjerëve. Janë ambiciozë dhe pretendojnë të zënë vendin e parë.

Disa njerëz të shenjës së Luanit mund t'i gjykojnë të tjerët edhe thjesht për të fshehur më mirë pasiguritë e veta, shkruan Bustle.

Gossip girls criticizing another woman

Virgjëresha

Pyesni këdo që beson dhe është brenda botës së horoskopit se kush është shenja që gjykon më shumë dhe ta keni të sigurt se përgjigjja e parë do të jetë: Virgjëresha!

Si shenjë perfeksioniste, Virgjëresha konsiderohet si më kritikja e zodiakut. Duket sikur kanë gjithmonë gjithçka nën kontroll. Duke qenë se planeti i tyre udhëheqës është Mërkuri kjo shpjegon dhe mprehtësinë e tyre. Të gjitha këto e bëjnë të ketë tendencën për të qenë më paragjykues dhe kritikues se të tjerët. Sidomos për njerëz që i konsiderojnë më pak inteligjent se veten.

Bricjapi

Bricjapi, duke qenë se udhëhiqet nga Saturni ka shumë punë dhe disiplinë në botën e tij prandaj tentojnë të jenë të rezervuar, seriozë dhe intimidues, citon Anabel.

Janë shumë të mirë në menaxhimin e emocioneve dhe kjo i bën shumë të vështirë për t'u lexuar. Ti s'e kupton dot kurrë çfarë ata po mendojnë vetëm duke i parë në fytyrë. Bricjapët ngrenë mure shumë të lartë rreth zemrës së tyre dhe janë shumë selektivë kur vjen puna tek shoqëria dhe dashuria. Rrjedhimisht kjo i bën gjykues shumë të mirë para se t'i lënë njerëzit t'i afrohen. /Telegrafi/