Reshjet e borës gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm, nuk i kanë zënë në befasi kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve në kryeqytet.

Gent Begolli -drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë për Telegrafin se të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme.


“Me të filluar reshjet e borës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë dalë në terren dhe në të gjitha rrugët në kryeqytet komunikacioni po zhvillohet normalisht”, ka thënë Begolli. /Telegrafi/

bora pr11

bora pr22

bora pr33