Rrotullon komplet shuplakën e dorës (Video)

13:"© Gfycat.com
Në rrjetin social imgur, është postuar një video e shkurtër, që tregon një njeri të panjohur i cili mund të rrotullojë komplet shuplakën e dorës.
Fillimisht miku tij i zgjatë dorën e majtë, pastaj ai kryen rrotullimin dhe i shtrëngon dorën e djathtë, transmeton Telegrafi.
Derisa shumë njerëz e kanë vlerësuar aftësinë e tij për këtë veprim fizik, të tjerë e konsideruan si të pështirë dhe të rrezikshëm.
“Ndaloje menjëherë, është e tmerrshme”, si dhe “ka mundur t’i thyhej” janë dy komente lidhur me rastin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































