Laurens Vanthoor që voziste Audi R8 LSM në Macau Grand Prix, e ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar, teksa përpiqej të tejkalonte rivalin.

Për pasojë, makina tij është rrotulluar dhe ka rrëshqitur me tavan nëpër asfalt, transmeton Telegrafi.


Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kritik kur automobili godet mbrojtëset dhe veturën, për të përfunduar më pas në anën e kundërt.

Sidoqoftë, drejtuesi 25-vjeçar nuk ka marrë asnjë lëndim, por është larguar i dëshpëruar.

Xhiroja është ndërprerë menjëherë dhe pasi është pastruar pista, gara ka filluar normalisht. /Telegrafi/