LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e para të Android 4.4 Kit Kat

Rrjedhin pamjet e para të Android 4.4 Kit Kat

Faqja Gadget Helpline kanë pasur rastin t’i marrë disa pamje të versionit më të ri të sistemit operativ të Google, Android 4.4 Kit Kat, dhe në faqen e saj tashmë ka publikuar disa fotografi të versionit më të ri të platformës mobile të Google.

Pritet që Android 4.4 KitKat të lëshohet më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa pajisja e parë mobile e cila do ta ketë këtë version të sistemit operativ thuhet se do të jetë telefoni i shumë-pritur i Google, Nexus 5.

Në fotografitë e postuara nga Gadget Helpline mendohet se është postuar një version më i vjetër i Android 4.4 KitKat, pasi që në të ka referenca të emrit Key Lime Pie, i cili duhej të ishte emri i versionit të ri të sistemit operativ, para se Google të arrinte marrëveshje me Nestlen për ta quajtur këtë version me emrin e çokolatës së famshme KitKat.

Edhe pse në faqen e Gadget Helpline janë publikuar disa fotografi të Android 4.4 KitKat, ende nuk dihet se sa ndryshime do të sjell Google para se ta lëshojë versionin e saj përfundimtar në treg, debutim i cili pritet të ndodhë në fund të këtij muaji. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori