LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotografitë, a do të duket kështu Nintendo Switch 2?

Rrjedhin fotografitë, a do të duket kështu Nintendo Switch 2?

Njoftimi i konzolës së ardhshme Nintendo është “varur në ajër”, dhe shumë besojnë se mund të ndodhë së shpejti, sepse së fundmi zhvillues të shumtë ishin të ftuar në degën amerikane të Nintendo.

Një burim postoi një seri imazhesh të një prototipi të supozuar të konzolës Nintendo Switch 2, dhe këto imazhe u përhapën si zjarr në Reddit, transmeton Telegrafi.


Duhet theksuar se autenticiteti i imazheve nuk është konfirmuar, por ato përputhen me të gjitha thashethemet e mëparshme që tregonin për një ekran 8 inç të konzolës, lidhjen e kontrolluesit Joy-Con nëpërmjet një shiriti magnetik dhe ekzistencën e një butoni shtesë, i pasmë në kontrollues, që supozohet se ndodhet nën ZR dhe ZL.

Aktualisht është e paqartë nëse ky buton është i programueshëm ose përdoret për të ndarë kontrolluesin nga tastiera.

Imazhet tregojnë gjithashtu se Switch i ri mund të ketë një ekran në të gjithë pjesën e pasme, siç ndodh tani me modelin OLED të Switch origjinal.

I njëjti burim dyshohet se zbuloi gjithashtu disa specifika harduerike të konzolës Switch 2.

Thuhet se përdor 12 GB RAM (tre herë më shumë se Switch origjinal) dhe ka 256 GB memorie të brendshme për ruajtjen e lojës (tetë herë më shumë se Switch-i i parë).

Sigurisht, asnjë nga këto nuk është zyrtare dhe nuk ka asnjë konfirmim për momentin që këto materiale tregojnë në të vërtetë formën përfundimtare të konzolës së ardhshme të Nintendo. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori