Rritja e shtesave për fëmijë dhe pensionet, Krasniqi: Kurti nuk mund me rikthy besimin e qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot pas vendimit të qeverisë në detyrë për rritjen e shtesave për fëmijë dhe pensioneve.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se “thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve”.
“Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.
Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.
Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, shkruan ai. /Telegrafi/






























