Valës së ngritjes së çmimeve siç duket nuk do t’i shpëtojnë as kopshtet private të fëmijëve, pasi së fundi është raportuar se disa çerdhe në Prishtinë kanë rritur çmimin dhe po ashtu pritet që kjo rritje të shkojë në nivel vendi.
Në lidhje me këtë ka folur kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore dhe Private, Gëzime Rexhepi-Çollaku.
Në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se kopshtet private të cilat e kishin çmimin më të ulët, kanë filluar t’i ngritin çmimet për të “mbijetuar”.
Rexhepi-Çollaku nuk e përjashtoi mundësinë që ngritja e çmimit të bëhet edhe në nivel vendi.
“Sigurisht që ato kopshte private të cilat kanë operuar më një çmim më të ulët, ata janë të parët të cilët janë goditur nga shtrenjtimi i produkteve në treg. Mundësia e rritjes së çmimit të kopshteve private në Kosovë është e pashmangshme, në rast së vazhdohet me këto rritje të çmimeve të produkteve bazike në Kosovë”, dekoroi ajo.
Rexhepi-Çollaku ka bërë thirrje për institucionet gjegjëse që të bashkëpunojnë me Asociacionin, në të kundërtën sipas saj ose duhet të ngritet çmimi ose të mbyllen kopshtet private.
“Unë apeloj që institucionet përkatëse të bashkëpunojnë më institucionet e kopshteve private në Kosovë në mënyrë që të mos ua rëndojnë xhepin akoma familjeve që rrisin fëmijë dhe që fëmijët e tyre vijojnë çerdhet. Ishte një krizë pandemie dhe tash kriza e rritjes së çmimeve akoma më e madhe sesa që ishte kriza e mëparshme më COVID-19. Kësaj nuk i thuhet ndryshe veçse krizë pas krizë kur kjo krizë na ka gjetur të lodhur dhe rritja e çmimeve na shpije në një situatë që ose t’i ngrisim çmimet ose ta shuajmë komplet veprimtarinë në të cilën jemi duke vepruar aktualisht”, deklaroi ajo.
Sipas saj aktualisht pagesa më e lartë e një kopshti privat në Kosovë varion nga 100 deri në 140 euro.
“Më informatën që e kam në disa kopshte çmimi varion ka 100, 120 deri 140 e kjo shkon te kopshtet të cilat janë me standard akoma më të lartë. Mirëpo varësisht prej kopshtit është kopshti që e cakton çmimin vetë. Mirëpo edhe nëse do të këtë një ngritje të përgjithshme ajo do të behet vetëm sa janë ngritë çmimet e produkteve bazë në Kosovë”, vlerësoi ajo.
Në lidhje me këtë çështje, Telegrafi ka pyetur edhe qytetarët në Prishtinë.
Shukrie Gori mendon që trendit të ngritjes së çmimeve në vend nuk kishte si të mos u shpëtonin as çerdhet, dukë shtuar se ajo i arsyeton ato pikërisht për këtë shkak.
“Çerdhet private i arsyetoj sepse janë ngritë dukshëm çmimet e produkteve bazike në Kosovë, sepse fëmijët në kopshte duhet të ushqehen më diçka. Besoj që ata kanë qenë të detyruar që i kanë ngritë çmimin ë kopshteve. Nëse gjithçka po shkon në rritje pse kjo jo. Po besoj që do të jetë shumë e rëndë kjo ngritje. Unë po flas si prind sepse nuk ka mundësi, dhe kapacitet gjithashtu që të gjithë t’i dërgojnë fëmijët në çerdhet publike. Në anën tjetër kur shikon pagat nuk janë duke u ngritur dhe detyrohesh mos më punu ose më dërgua fëmijën në çerdhe sepse nuk ke tjetër mundësi”, u shpreh ajo.
Kurse mendim tjetër ka Edona Ukshini, ajo tha se për atë si prind nuk është e përballueshme.
“Katastrofë s’kam koment. Kjo ngritje e çmimit ka ndodhë për shkak të ekonomisë. Për mua si prind nuk është e përballueshme, jo e kënaqshme. Kjo sepse 100 euro po kushton një pagesë për një muaj në një kopsht privat”, tha Ukshini.
Ndërkaq e vështirë është rritja e çmimit të kopshteve publike është edhe për Blerta Murtezajn.
“Ka raste kur dy prindërit nuk punojnë, punon vetëm burri si në rastin tim, është e vështirë”, tha ajo.
Ndryshe, pasi janë vetëm 8 çerdhe publike në Prishtinë, kryetari Përparim Rama, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar subvencionimin e prindërve që dërgojnë fëmijët e tyre në kopshtet private me nga 50 euro. Mirëpo realisht tani është duke ndodhur e kundërta – çmimi në çerdhe private në Kosovë po shënon rritje.
E për këtë gjë Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos