Qytetarët e Kosovës jetojnë në një prej mjediseve më të ndotura në rajon. Për kah degradimi i mjedisit jetësor, Kosova është kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Por, pozitiv është fakti që vetëdijesimi i qytetarëve për të raportuar për çështje të tilla është vazhdimisht në rritje.
Menaxherja e projekteve në Demokraci Plus, Debora Peci, në një prononcim për Telegrafin tha se për të raportuar për problemet që lidhen me mjedisin, qytetarët po i përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale apo platformat e tjera dixhitale.

Peci tutje theksoi se duke u nisur nga kjo, Demokraci Plus ka vendosur që platformën ndreqe.com ta zgjerojë dhe t’u mundësojë qytetarëve që të bëjnë raportime edhe për shkelje mjedisore që ata i shohin në komunitetin e tyre.
“Kjo është kategori e re e aktivizuar së fundmi, andaj është herët të vlerësohet shkalla e aktivizmit të qytetarëve për mbrojtje të ambientit. Megjithatë, duke parë trendin e raportimeve në kategoritë tjera, si dhe gatishmërinë e inspektorëve që të përdoret kjo platformë për kanalizim të kërkesave të qytetarëve në një vend, pritet që angazhimi qytetar të jetë mjaft i lartë”, deklaroi ajo.
Peci shtoi se platformat digjitale apo kanalet online të komunikimit qytetarë-zyrtarë, po tregojnë të jenë një prej formave më atraktive dhe efikase e adresimit të kërkesave të qytetarëve.
E përkundër mungesës të një platforme shtetërore (publike) e cila i regjistron dhe i përcjellë kërkesat qytetare, ajo tha se një numër i lartë i raportimit të problemeve – e sidomos shkeljeve mjedisore, te zyrtarët mbërrijnë përmes platformave online si viber, facebook, whatsapp etj.
“Meqë këto platforma janë më personale dhe komunikimi në këto kanale nuk rregullohet medoemos me ligj, platforma ndreqe.com përmes memorandumeve të bashkëpunimit që nënshkruan me institucionet relevante, qytetarëve iu mundëson që këto kërkesa të jenë të gjitha të kanalizuara në një platformë. Përparësia e kësaj është që edhe komuna, edhe qytetarët mund të ndjekin progresin e adresimit të problemeve të identifikuara, si dhe mund të përdorin këtë platformë për ushtrim të presionit publik, meqë platforma është publike dhe e qasshme për të gjithë”, u shpreh tutje Peci.
Sipas saj, përvoja e Demokraci Plus tregon që aktivizmi qytetar në mbrojtje të mjedisit, apo adresimit të çfarëdo problemi tjetër, rritet kur ka komunikim më të qartë institucion-qytetar.
“Bartja e informatave nga zyrtarët te qytetari në kohë reale, bën që veprimet e qytetarëve të jenë më mirë të informuara, si dhe pritshmëritë e tyre të jenë më reale. Në rastin e mbrojtjes të mjedisit, është diçka më e prekshme dhe më e ndjeshme për qytetarët, kështu që edhe koha e reagimit të institucioneve ka ndikim të madh në vazhdimësinë e aktivizmit dhe angazhimit qytetar për mbrojtje të mjedisit, si dhe parandalimit të shkeljeve mjedisore”.
Se rrjetet sociale dhe platformat e tjera dixhitale kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm në angazhimin e qytetarëve për të raportuar për çështjet mjedisore thotë edhe njohësi i rrjeteve sociale, Dardan Hasku.

Në një prononcim për Telegrafin, ai tha se në këtë mënyrë rritet edhe ndikimi i masës për çështje të tilla.
“Rrjetet sociale, si në të gjithë sektorët dhe aspektet në jetë, edhe në angazhimin e qytetarëve për të raportuar lidhur me çështjet mjedisore, kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm. Sot, shumica absolute kanë qasje në rrjetet sociale përmes telefonave të mençur dhe raportojnë rreth dukurive të ndryshme, duke rritur ndikimin e masës lidhur me këto çështje. Kujtojmë fotografitë e dukurive negative, organizimet për protesta, peticionet etj, të gjitha këto do të ishin më të vështira, e në shumë raste të pamundura, pa rrjetet sociale”, u shpreh Hasku.
I pyetur se si mund të rritet angazhimi i qytetarëve për të raportuar për çështjet mjedisore, ai tha se një nga mënyrat janë fushatat vetëdijësuese, përmes së cilave qytetarët informohen për rolin që kanë në çështje e kauza të tilla.
“Qytetarët tashmë çdo ditë e më shumë po e arrijnë një nivel të vetëdijes për ndikimin që mund ta kenë duke ngritur zërin e tyre në këto platforma, mirëpo sigurisht se mund dhe duhet të bëhet edhe më shumë. Këtu institucionet publike, organizatat e ndryshme si dhe mediat mund ta luajnë rolin e tyre duke i informuar qytetarët për rastet kur aktivizmi i tyre në rrjetet sociale ka arritur të ketë ndikim qoftë pozitiv direkt, qoftë për të parandaluar dukuritë negative”, përfundoi ai.
Raportimet e qytetarëve për “krimet” mjedisore shpesh herë bien në “vesh të shurdhër” të institucioneve. Megjithatë, ka raste kur këto të fundit intervenojnë dhe e sanojnë problemin brenda një periudhe të shkurtër.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për Telegrafin tha se institucionet komunale bëjnë të pamundurën që t’i adresojnë shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve që kanë të bëjnë me mjedisin.

“Adresimi i kërkesave dhe ankesave të qytetarëve bëhet pothuajse në të gjitha rastet nga institucionet komunale, por edhe në bashkëpunim me mekanizma tjerë si p.sh organet policore. Ndërsa, në shumicën e rasteve komunat iu përgjigjen kërkesave dhe ankesave të qytetarëve në fushën e ambientit, përmes Drejtorive të ndryshme komunale, por me theks nga Drejtoria për Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit”, theksoi Ibrahimi.
Ai tutje tha se viteve të fundit sipas shënimeve nga komunat, ka një tendencë të vetëdijesimit të qytetarëve për të raportuar për çështjet devijante në sferën e mjedisit.
“Kjo bëhet tek mekanizma të ndryshëm komunal, por me theks tek Zyra Komunale për Mbrojtjen e Mjedisit apo zyrtarët përgjegjës të kësaj fushe”, u shpreh Ibrahimi.
Ai foli edhe për platformat të cilat i përdorin më shumë zyrtarët komunalë për komunikim me qytetarët.
“Një ndër to është komunikimi përmes webfaqes së komunës, platformave të ndryshme të rrjeteve sociale, pastaj në takimet periodike për çështje të caktuara që Komunat organizojnë me qytetarët, përmes aktiviteteve të përbashkëta mes Komunës dhe OJQ-ve që për target kanë konsultimin me publikun. Një formë e komunikimit për dokumente të dala nga komunat të cilat presin mendimin e qytetarëve para së të shkojnë në Kuvendin e Komunës është edhe Platforma për Konsultime me Publikun”, përfundoi Ibrahimi.
Ky artikull është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë përmes Projektit Climate Promise financuar nga Qeveria e Japonisë. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e UNDP-së ose të Qeverisë së Japonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të lojërave të fatit

Qytetari gjen një portofol në Prizren dhe e dorëzon në polici, brenda kishte dokumente personale dhe 260 euro

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania