Importet e frutave dhe perimeve u rritën me 63 për qind në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa eksportet e këtij grupi po rriten me ritme shume më të ulëta.
Të dhënat zyrtare për tregtinë e jashtme tregojnë se ekonomia shqiptare po rrit dukshëm varësinë në importe, duke reflektuar dëmin që krijoi nënçmimi i euros në sektorin e prodhimit. Këto efekte janë shtrirë edhe në sektorin bujqësor të vendit, i cili po bën hapa pas në vend që të shfrytëzojë klimën dhe pozitën gjeografike që krijojnë kushte për prodhim më cilësor se fqinjët.
Në dymujorin e parë 2023, importet dhe eksportet e zarzavateve ishin të njëjtat sasi, por ky raport u përmbys këtë vit, pasi flukset nga jashtë pësuan rritje të shpejtë.
Rritjen më të madhe e kishte importi i zarzavateve, i cili ishte 79% më i lartë se në dymujorin e parë të vitit 2023, ndërsa importi i frutave ishte 49% më i lartë në dymujorin 2024 se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rritja e importeve po tregon se kërkesa që po shtyhet nga turizmi nuk po e rrit prodhimin vendas, duke bërë që pjesë e parave që lënë turistët në vendin tonë të ikin sërish jashtë për importin e ushqimeve. Nëse ekonomia e vendit nuk i lidh zinxhirët e prodhimit me turizmin, fitimet që duhet të mbeten në vend, po rikthehen jashtë për blerjen e mallrave që i nevojiten konsumit të brendshëm.
Të dhënat e tregtisë tregojnë se të gjithë mallrat që lidhen me shërbimet turistike janë rritur dukshëm këtë fillimvit, teksa vendi po përgatitet për një rekord të ri vizitorësh.
Bujqësia mund të ishte përfituesi më i madh nga turizmi nëse koordinohen politikat dhe të rritet mbështetja financiarë për sektorin. Por kjo nuk po ndodh. Pakësimi i popullsisë në zonat rurale ka reduktuar mbjelljet në ngastra të vogla për vetëkonsum. Në tkurrje dhe në plakje popullsia e fshatit sidomos në Veri dhe Jug të vendit është kthyer në konsumator të tregjeve.
Nga një vëzhgim në tregjet e pakicës, më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tezga janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.
Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore.
Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit. Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi