LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti Maqedonia është vizituar nga 25.031 turistë të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shifrat tregojnë se më së shumti turist kanë ardhur nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Turqia dhe Serbia. Analizat tregojnë se në këtë janar, në Maqedoni ka patur 15.5% rritje të turistëve, krahsuar me janarin e vitit të kaluar.


Numri i turistëve të brendshëm në janar të këtij viti është 43.220, që paraqet gjithashtu rritje prej 13.3%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar./Telegrafi/