Nga e premtja fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga e premtja fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritjen e re prej 50%, e cila tashmë është miratuar nga Qeveria.
Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë Kosovën.
Sipas shembujve të prezantuar nga Kurti:
- Një familje me dy fëmijë, që deri tani ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro.
- Një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, do të marrë 135 euro.
- Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, tash do të marrë 180 euro.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet", shkroi Kurti.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































