LAJMI I FUNDIT:

Rriten sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 243 lekë [2 euro] për litër

Rriten sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, nafta shkon në 243 lekë [2 euro] për litër

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur sot të rrisë sërish çmimet e karburanteve në vend, dy ditë pas rritjes së fundit.

Burime nga Bordi i Transparencës bëjnë me dije se është vendosur që nafta të rritet me 10 lekë nga çmimi aktual, duke shkuar në 243 lekë [2 euro] për litër.

Ky është niveli më i lartë i rritjes së çmimit që nga data 26 mars.


Edhe benzina është rritur dhe do të shitet me 223 lekë [1.83 euro] për litër, nga 213 lekë [1.74 euro] për litër që ishte me parë.

Po ashtu, edhe gazi është rritur me dy lekë në 106 lekë [0.87 euro] për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot dhe reflekton ndryshimet e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare sipas bordit.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori