Kosova ka rritur eksportin e mallrave me 37.5 për qind, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut janë partnerët kryesor për tregti gjatë muajit shkurt 2022.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, shkurt 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Telegrafi.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se gjatë këtij muaji, kishte një deficit tregtar më të lartë për 38 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 349.5 milionë euro, krahasuar me 253.3 milionë euro që ishte një vit më herët.
Eksporti mbulon importin me 15.7 për qind.
Sipas ASK-së, eksporti i mallrave për këtë muaj kishte vlerën 65.2 milionë euro, ndërsa importi 414.7 milionë euro, që është një rritje prej 34.8 për qind.
Nga të dhënat kryesore të eksportit, 28.9 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, ndjekur nga 23.7 për qind që e përbëjnë metalet bazë, 13.2 për qind e përbëjnë plastika, goma, 6.9 për qind e përbëjnë produktet minerale dhe 5.6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
Ndërsa, sipas grupeve kryesore për import, 21 për qind e përbëjnë produktet minerale, pasuar me 10.9 për qind që e përbëjnë metalet bazë, 10.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 8 për qind janë produktet e industrisë kimike, 7.6 për qind është plastika, goma dhe artikujt prej tyre dhe 6.5 për qind e përbëjnë mjetet e transportit.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 19.3 milionë euro ose rreth 29.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.3 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania me 8.8 për qind, Italia me 5.1 për qind dhe Bulgaria me 2.4 për qind, përcjell Telegrafi.
Importet e Kosovës nga këto vende ishin rreth 190.4 milionë euro ose 45.9 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 27.8 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Sllovenia me 12.4 për qind, Gjermania me 10.8 për qind dhe Italia me 4 për qind.
Në muajin shkurt 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 22.0 milionë euro ose 33.8 për qind të eksporteve të përgjithshme me një rritje prej 36.7 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin Maqedonia e Veriut me 13.4 për qind, Shqipëria me 8.8 për qind, Serbia me 6.3 për qind dhe Mali i Zi me 3.9 për qind.
Në anën tjetër, importet arritën në 68 milionë euro ose 16.4 për qind të importeve të përgjithshme me një rritje prej 36 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 5.9 për qind, Maqedonia e Veriut me 4.9 për qind dhe Shqipëria me 4.4 për qind.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.8 milionë euro ose 36.6 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden SHBA-ja me 23.6 për qind dhe Zvicra me 7.9 për qind.
Në fund, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 156.1 milionë euro ose 37.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 12.9 për qind dhe Kina me 9.5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker