Pas rritjes se të hyrave nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia, qytetarët ankohen se janë rritur çmimet. Sipas tyre, ata nuk blejnë produkte që e dinë se vijnë nga Serbia.
Konsumatorët thonë se produktet ushqimore janë shumë të shtrenjta, ndërkaq shtojnë se nuk blejnë produktet për të cilat janë në dijeni se vijnë nga Serbia.
“Produktet e qumështit, pemët dhe perimet me ditë që janë nga Serbia nuk do i kisha blerë”, shprehet konsumatori Shefki Krasniqi, për RTV Dukagjinin.
“Me i ditë që janë nga Serbia nuk i blej, por nëse nuk i di atëherë mund t’i blejë”, thotë konsumatori tjetër Gani Gjyliqi.
Ndërkaq ka prej atyre që nuk po vërejnë ngritje çmimesh.
“Mbase po thonë të gjithë se nuk do t’i blejnë produktet serbe mundet me ndikua, por nuk ma merr mendja”, thotë Kamer Statovci.
Se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore ka bërë të ditur edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes ueb faqes së tyre.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për (2.00 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (9.77 %). Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për ( 6.54 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Që nënkupton se rritja më e madhe e çmimeve është bërë në pemë dhe perime.
Megjithatë nuk dihet nëse kjo po vije pas taksës prej 10% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. Ndërkohë që drejtori i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, njofton se pas vendosjes së kësaj takes 50% më pak është eksportuar për në Kosovë nga këto dy shtete e rrjedhimisht 300 mijë euro kanë hyrë në arkën e shtetit.
“Nga data 6 nëntor kemi rreth 3 milionë më pak importe nga Serbia dhe Bosnja. Ose nëse marrim të dyja vendet së bashku kemi rreth 50% më pak importe nga këto dy vende”, kishte deklaruar në një intervistë për Telegrafin, Bahri Berisha – drejtor i Doganës së Kosovës.
Për këtë taksë kishte reaguar edhe BE-ja, ndërkaq kryeministrit Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë që kjo taksë prej 10% të rritet në të ardhmen./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa