Çmimet e derivateve në Kosovë janë ngritur javën e fundit – në 1.58 cent ka shkuar çmimi i naftës gjatë ditës së hënë. E vetëm 5 cent më lirë është çmimi i benzinës.
Megjithëse çmimi lëviz 2 ose 3 cent në litër për derivate, nëpër kompani të ndryshme, këtë javë çmimet janë rritur.
Ndër kategoritë më të prekura nga çmimet e derivateve janë edhe taksistit, të cilët thonë se çmimi në Kosovë është më i larti në rajon dhe atyre po u shkakton dëme të shumta.
Heset Hasani, taksist ka thënë se “Ndikon shumë, se mundemi mos me pasë punë ne më shumë përshkak se me ardh me marr një pasagjerë na me dërgu ne diku, qysh e kemi qu na përpara nuk mujm se është çmimi i naftës shumë i shtrenjtë dhe nuk mundemi me ja dal na me qeto sene me punu”.
Edhe qytetarët thonë se çmimi është i lartë për standardin në Kosovë, teksa kërkojnë që masa të merren nga institucionet.
Lul Hasanxhekaj, qytetar ka thënë se “Duhet të kontrollohen, pa marrë parasysh se çfarë, ajo normal se çdo kund në botë institucionet e rregullojnë çmimin e naftës, sa e di unë e jo ata që e shesin”.
Se institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve e thotë edhe ekonomisti Safet Gerxhaliu, i cili shton se duhet të ketë inspektime më shumë.
Safet Gërxhaliu, ekonomist ka thënë se “Ajo çka është shqetësuese është fakti që në Kosovë, përkundër inflacionit dhe situatës aktuale nuk ka masa të cilat e kontrollojnë ekonominë spekulative, kur flasim për ekonominë spekulative duhet të kuptohet që shumë produkte dhe cmime janë më tepër ne mëshirën e tregtarit, sesa në mëshirën e qytetarit dhe të institucioneve”.
Por, kjo rritje e çmimeve, nga kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, është arsyetuar se ka rritje në tregjet ndërkombëtare dhe me reduktim të prodhimeve, teksa ka thënë se çmimet në Kosovë janë më të lirat në rajon.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftarëve ka thënë se “Sa i përket çmimeve sot në Kosovë sillen përafërsishtë: Dizelli 1.49 cent deri 1.55, Benzina 1.48 cent deri 1.52. Çmimi i derivateve për standardin tonë për qytetarët tonë është i lart çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1€, por kjo nuk varet nga ne, po as nga Qeveria, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese Opec. Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizen për dizell më të ulët se ne, për 22 cent, ndërsa benzinën e kanë si te ne. Ne këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kemi pas ni rritje të lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim, çfarë çmime do të kemi s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje të mëdha në tregje ndërkombëtare dhe berz”.
Nga Ministria e Tregtisë, kanë thënë se janë duke analizuar cmimet e derivateve, dhe se varësisht nga situtata, do të mund të ketë edhe ndonjë vendim të ri rreth kësaj.
“Vendimi i MINT ka qenë në fuqi nga data 03/08/2023 – 03/09/2023, pasi që mbi bazën e një analize në treg është konstatuar se kishte lëvizje të paarsyeshme të çmimeve të derivateve në treg; Gjatë periudhës sa Vendimi ishte në fuqi, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Inspektoratin e ATK-së kanë realizuar 30 inspektime ku është bërë analiza e çmimeve të furnizimit dhe është kalkuluar marzha tregtare; Nga gjithsejtë 30 inspektime, është konstatuar se 14 operatorë ekonomik nuk kanë respektuar vendimin e MINT për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës; Ndaj të gjitha subjekteve të lartcekura, të cilat nuk kanë respektuar marzhën tregtare të përcaktuar me Vendim, është iniciuar lëndë në Gjykatën Themelore dhe pritet të shqiptohen ndëshkime meritore; Aktualisht jemi duke analizuar sërish lëvizjet e çmimeve dhe gjatë ditëve në vijim do të konstatohet nëse është e arsyeshme që të ketë një vendim të ri. Vlen të theksohet se çmimi i furnizimit është rritur ndjeshëm megjithatë kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret nga operatorët ekonomik që t’i rrisin çmimet jo proporcionalisht me çmimin e furnizimit”, ka thënë MINT.
Pas rritjes së vazhdueshme nga kompanitë, ministria e Industrisë kishte ndërmarrë vendime të ndryshme për çmimet e derivateve, duke vendosur edhe çmim tavan të përditshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje