LAJMI I FUNDIT:

RrGK kërkon që dhunimi i 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë nga institucionet e drejtësisë

RrGK kërkon që dhunimi i 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë nga institucionet e drejtësisë
Foto: Ilustrim

Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përkrah kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për M.J. I cili dyshohet se në tetor të këtij viti ka dhunuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Kamenicë.

I dyshuari aktualisht gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Marrë parasysh seriozitetin dhe ndjeshmërinë e krimit, ne i bëjmë thirrje Gjykatës Themelore të Gjilanit që ky rast të trajtohet në përputhje me Kodin Penal të Kosovës, përkatësisht nenin 227 për veprën “Dhunim””, thuhet në komunikatë.


Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb
Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

RrGK specifkisht kërkon që ky rast të trajtohet me ndjeshmëri gjinore, ashtu siç parashihet në Konventën e Stambollit, si dhe të sigurohet trajtimi i duhur psiko-social i viktimës.

Po ashtu, përmes kësaj kumtese njoftojnë se RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend.

RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori