I veshur me kostume të shtrenjta, një burrë i paidentifikuar ishte në qendër të vëmendjes në një klub nate në Ibiza të Spanjës.

Por, momenti tij i shkëlqimit u zhduk shpejtë, kur nga duart i ra shishja e shampanjës që kushton rreth 35 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Madje, ai u la në vrushkujt e shkumës, që u zbraz me shpejtësi duke e turpëruar keq para të pranishmëve.

Më poshtë mund të shihni momentin e pakëndshëm, ndërsa iu rekomandohet që hapjen e shisheve t’ia besoni kamerierëve. /Telegrafi/