Një dru i vjetër është rrëzuar në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).


Drejtori për Siguri dhe Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tha se nuk ka lëndime në njerëz dhe dëmet materiale janë të vogla.

Ai për KosovaPress njoftoi se trafiku nuk do të lëshohet në qarkullim derisa të përfundon intervenimi.



“Para një ore është rrëzuar një dru i vjetër i cili gjendet pranë Radio Televizionit të Kosovës, për fat të mirë nuk kemi pasur të lënduar njerëz, dëmet materiale janë të vogla, vetëm një veturë është dëmtuar pak. Të gjitha ekipet e emergjencës dhe kryeqytetit janë në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit vetëm sa e kanë përfunduar punën e tyre, e kemi kompaninë e gjelbër e cila do të bëjë largimin e mbetjeve dhe po ashtu do të bëjë largimin e pjesëve të drurit, ekipet e KEDS-it janë po ashtu këtu për arsye se një shtyllë elektrike është dëmtuar dhe duhet të largohet dhe duhet të ndërrohet. E kemi ndalë rrymën për një pjesë të qytetit për shkak të rrezikut. Trafiku nuk do të lëshohet deri në orët e vona derisa të kryhet intervenimi, Policia e Kosovës është këtu, të gjitha ekipet janë këtu dhe çdo gjë është në rregull, nuk ka vend për panik”, deklaroi ai.