Një helikopter i ushtrisë iraniane u rrëzua në një treg frutash në provincën qendrore të Isfahanit të martën, ku si pasojë humbi jetën piloti, bashkëpiloti dhe dy tregtarë, raportuan mediat shtetërore.

Helikopteri u rrëzua në qytetin Dorcheh, duke shkaktuar një zjarr që u shua nga shërbimet e emergjencës, shtuan raportet, transmeton Telegrafi.


Ekspertët thonë se Irani ka një rekord të dobët të sigurisë ajrore, me përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshinin aeroplanë të blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe që u mungonin pjesë këmbimi origjinale për mirëmbajtje.

Javën e kaluar, një aeroplan luftarak F-4 i prodhuar në SHBA, që i përkiste forcës ajrore të rregullt të Iranit, u rrëzua në provincën perëndimore të Hamadanit, ku si pasojë humbi jetën një pilot gjatë një fluturimi stërvitor. /Telegrafi/