Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendët e përhapura në gjithë botën. Por, sikurse edhe në shumë vende tjera, edhe në Kosovë shqetësuese mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit nga ana e fëmijëve.
Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, derisa 97 për qind e fëmijëve kanë qasje në internet. Kështu thuhet në hulumtimet e bëra nga organizatat që merren me studime kibernetike.
Gjithashtu, fëmijët gjatë përdorimit të internetit kanë takime me njerëz të panjohur, shohin skena dhune apo pornografi, kanë ngacmime të ndryshme, që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor, thonë psikologët në vend.
Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara i tha Radios Evropa e Lirë se shpesh kanë kërkesa nga prindërit që t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre për gjendjen emocionale, që ka çuar deri në tentim-vetëvrasje fëmijët, për shkak të ngacmimeve në internet.
“Interneti i ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar sidomos tek fëmijët, ka efekte shumë negative. Kemi pasur kërkesa për ndihmë nga prindërit, por edhe nga vetë fëmijët, kur fëmijët janë të rrezikuar dhe kanë problem. Kemi pasur raste kur fëmija ka qenë para aktit të vetëvrasjes , për shkak të postimeve të fotove në publik nga shokët e tyre, dhe më pas tallja nga fëmijët tjerë. Kemi qëlluar në kohën dhe momentin e duhur dhe me ndihmën e psikologëve është evituar më e keqja. Rastet e tilla nuk janë të rralla”.
“Gjatë hulumtimeve tona të vazhdueshme kemi hasur në atë se fëmijët kanë takime me njerëz të panjohur, pornografia që e shohin fëmijët, lojërat online dhe varësia nga to, si dhe rrjetet sociale, e që janë shumë të përdorura”, tha Zymeri.
Në anën tjetër, psikologu Besnik Peci bëri të ditur se ngacmimet përmes interneti janë çështje e diskutueshme në nivel global.
Por, më së shpeshti viktima janë fëmijët, ku sidomos lojërat e ndryshme kibernetike kanë ndikuar emocionalisht apo edhe kanë çuar deri në vetëvrasje, pasi që ata nuk kanë identitet emocional.
“Dhuna përmes internetit është e në raste të caktuara më e rëndë sesa dhuna emocionale dhe psikologjike që e marrin fëmijët. Si rezultat i kësaj, fëmijët në të ardhmen kanë pasoja, si psikologjike ashtu edhe emocionale si dhe integrimi i tyre në shoqëri është shumë i vështirë si rezultat i talljeve publike, që bëjnë fëmijët në kurriz të tjetrit”, thotë Peci.
Peci shton tutje se duhet bërë më shumë në aspektin e përfshirjes së kësaj pike në planprogramet shkollore në Kosovë.
“Mendoj se në planprogramet shkollore duhet marrë hapa konkret dhe të zbatohen ato sa i përket përdorimit të drejtë të internetit. Mendoj se është bërë më se e domosdoshme prezenca e psikologëve në shkolla dhe bashkëpunimi i trekëndëshit fëmijë, prind, mësimdhënës në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga kjo dukuri”, tha Peci.
Por, Zymeri shton se bëjnë vazhdimisht fushata vetëdijësuese në shkolla e terren, ku tashmë po përdoret edhe trekëndëshi fëmijë-prind-arsimtar për t’i ndihmuar fëmijët në rast nevoje, pikërisht nga përdorimi i gabuar i internetit.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të Qendrës për Studime të Avancuara, 43 për qind e fëmijëve në Kosovë që kanë kontaktuar me persona të panjohur përmes internetit, 32 për qind e fëmijëve janë shqetësuar pas takimeve që i kanë pasur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova