Rreth 680 profesionistë shëndetësorë vaksinohen në sallën “1 tetori”

Sot është dita e tretë që në qendrën kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësor me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19, AstraZeneca.
Për dallim nga ditët tjera kur në këtë qendër u vaksinuan kujdesi parësor shëndetësor, tashmë në hyrje të kësaj salle është vendosur një njoftim me orarin për stafin mjekësor të klinikave të Qendrës Klinike Universitare.
Që nga dita e martë kur edhe zyrtarisht nisi vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të Kosovës në sallën “1 tetori” janë vaksinuar rreth 679 persona.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha se vetëm deri në mesditë janë vaksinuar 58 persona, ndërsa presin që deri në orën 19:30 kur mbyllet qendra të vaksinohen edhe të tjerë.
Ai tha se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, dhe se nuk është raportuar ndonjë shqetësim nga ata që janë vaksinuar.
“Deri më tani nga këta profesionistët shëndetësorë që e kanë pranuar vaksinën kanë qenë gjithsej 679 në total, ndërsa vetëm sot kanë arritur në 58 aktualisht. Nëse nuk gabohem, e keni parë edhe listën që e kemi vendosur te dera jashtë që janë të renditura klinikat që sot do të kryejnë vaksinimin me qëllim që të mos kemi mbipopullim brenda.
Por për shkak të orarit të punës që kanë presim ndërkohë që sapo të lirohen nga puna apo të përmbyllin orarin zyrtar të jenë këtu për vaksinat. Deri tani procesi ka shkuar si është më së miri, nuk kemi pasur ndonjë ballafaqim apo problem eventual…
Siç kam deklaruar edhe dje, po ashtu edhe sot deri në këtë çast që po flasim, asnjë shqetësim, asnjë ndonjë reaksion i mundshëm për më vonë apo shqetësim deri më tani nuk kemi marrë… Sipas listës që kemi paraparë, jemi diku te 750 për sot, tani sa do të jenë në gjendje të na vijnë jemi në pritje, por ne jemi të përgatitur për 750 persona për klinikat që kemi paraparë”, theksoi Bardhi.
Me vaksinat AstraZeneca është paraparë të bëhet edhe vaksinimi i kategorisë mbi 80-vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, por sipas Bardhit për këtë do të vendoset më vonë.
“Aktualisht, siç e dini, ata veçse kanë filluar aplikimin e tyre në linkun e paraqitur nga ana e jonë, por nga momenti kur bëhet gjenerimi i të dhënave me automatizëm do të na informojnë neve dhe pastaj vetë qendra e thirrjes do të jenë ata që do të bëjnë informata për aplikimin e kësaj vaksine. Kur do të realizohet, mbetet çështje për të cilën do të vendoset pak më vonë“, u shpreh Bardhi.
Mjekët e infermierët që tashmë e kanë marrë vaksinën po apelojnë te të gjithë që të vaksinohen.
Mirishahe Rexhepi vetëm 15 minuta nga momenti që u vaksinua, tha se po ndihet mirë që tashmë e mori vaksinën.
Rexhepi e cila është infermiere e pensionuar apelon që posa të krijohen mundësitë vaksinën, ta marrin të gjithë qytetarët e Kosovës pasi kjo është mbrojtja më e sigurt ndaj COVID-19.
“Që 15 minuta shumë mirë, do t’iu preferoja të gjithëve ta marrin. Sezonale e kam marrë gjithmonë…E kam marrë pa kurrfarë dileme. Gjithsesi të vaksinohen, sepse kjo është mbrojtja e sigurt”, tha ajo.
Sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori edhe Turkane Sylejmani, mami në Klinikën Gjinekologjike, e cila pati lëvdata për organizimin e shpërndarjes së vaksinës. Ajo kërkoi që sa më parë të nisë vaksinimi masiv me qëllim të krijimit të imunizimit kolektiv.
“E morëm vaksinën që 15 minuta. Mirë jemi… Për besë, nuk kam hezituar se e di që duhet marrë ku është një e mirë që t’i jepet të gjithë popullatës dhe me u kalua kjo situatë…Iu kisha rekomanduar me marr të gjithë qytetarët sa më shpejt e bë një imunizim të popullatës se pa vaksinë nuk hiqet virusi… Procesi më ka pëlqyer shumë, por po më duket është herët, shpresoj të shkoj kështu gjithë, njëherë për njëherë mirë ishte”, tha ajo.
Edhe infermierja Safete Berisha e cila nuk e ka kaluar COVID-in shprehet e lumtur që i erdhi momenti të vaksinohet.
“Mirë tani sa e mora mirë shumë…Jam e kënaqur që e mora….Mua më është dukur shumë mirë tani sa erdhëm përfundoi si më së mirë. Kam pasur pak dilema, por më mirë…Jo, nuk kam qenë e infektuar as nuk e kam pasur familjen”, tha Berisha.
Kosova dozat e para të vaksinës AstraZeneca i mori më 28 mars si donacion nga COVAX-i. Me këto 24 mijë vaksina është planifikuar të vaksinohen mantel-bardhët si personat mbi moshën 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës