Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë pasivizuar rreth gjashtë mijë adresa, që po konsiderohet veprim diskriminues e anti-kushtetues nga qeveria e Beogradit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi deklaron se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë strategji për trajtimin e çështjes e banorëve të Luginës së Preshevës.
Në intervistën për KosovaPress, Mustafi shprehet se tri këto komuna kanë varfërinë më të lartë në Serbi dhe janë vendet më pak të zhvilluara.
“Kosova dhe Serbia kanë rifilluar negociatat. Pasur parasysh që qeveria ka adresuar disa nga çështjet në dialog, po konsiderojmë që përveç që duhet të jetë temë në tavolinën e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, (Lugina e Preshevës) njëkohësisht duhet të jetë edhe pjesë e një zgjidhje të mundshme përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.
Sa i përket pasivizimit të adresave, ai deklaron se është veprim diskriminues dhe anti-kushtetues nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare dhe disa intelektualëve janë diku rreth gjashtë mijë adresa të shqiptarëve që janë pasivizuar gjatë tërë këtyre viteve. E aq më tepër që ka goditur Komunën e Medvegjës ku janë edhe më pak shqiptarë atje. Pasivizimi i adresave vjen si pasojë e adresimit të çështjes së Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Zvogëlimi numerik i shqiptarëve në Medvegjë, e posaçërisht në Medvegjë dhe Luginë të Preshevës vjen si pasojë e nevojës për t’u zgjidhur çështja e Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë tentohet të krijohet një lloj simetrie me serbët në Kosovë”, shton Mustafi.
Në dy raportet e progresit për Serbinë, është përmendur edhe problemi i pasivizimit të adresave në tri komunat.
Mustafi thekson se mungesa e perspektives në Luginë është si pasojë e abuzimit me të drejtat fondamentale të shqiptarëve. Në mungesë të zhvillimit ekonomik, një numër i madh i banorëve edhe janë shpërngulur.
“Pasur parasysh që Qeveria e Serbisë ka një plan konkret dhe ka një institucion i cili merret 24/7 me Kosovën dhe kjo është Qendra Koordinuese për Kosovën, ku punojnë 96 persona. Përderisa qoftë Qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë nuk ka as plan veprimi, as strategji, as institucion, i cili është i dedikuar që të trajtojë çështjes e banorëve të Luginës së Preshevës. […] Ky është një hap i madh që për herë të parë hyn në linjë buxhetore edhe mbështetja ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës por konsiderojmë që është i mangët përderisa nuk ka edhe një fond nga Republika e Shqipërisë”, shprehet ai.
Në komunikimet me Qeverinë e Kosovës, udhëheqësi i KKSh-së, Ragmi Mustafi thekson se janë përcaktuar që ka nevojë për investime ekonomike në Medvegjë, investime për shkollim në Bujanoc dhe qasjes mediale në Preshevë.
Mustafi për KosovaPress flet edhe për mosnjohjen e diplomave të Kosovës nga Serbia, përkundër marrëveshjes se arritur mes dy shteteve e që vështirëson shumë jetën e shqiptarëve të Luginës që vijojnë shkollimin në Prishtinë.
“Sot diplomat nga Universitetet e Kosovës janë totalisht të panjohura për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe janë hasur në probleme dhe nuk mund të nostrifikohen (njihen) edhe diplomat nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut. […] Unë konsideroj që kjo është shkelje flagrante e të drejtave më fondamentale të njeriut, për shkak se Republika e Serbisë nuk mund të arsyetojë se nuk po ja njoh qytetarëve të vet diplomat me arsyetimin se në Kosovë nuk është duke u njohur Universiteti i Prishtinës. Me arsyetimin se Kosova nuk njeh një universitet në Mitrovicën e Veriut, nuk ja njeh qytetarëve të vet diplomat”, përfundon ai.
Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave mes Kosovës dhe Serbisë u arrit më 2 korrik 2011. Kjo marrëveshje u ridiskutua dhe një marrëveshje e re u arrit më 29 shtator 2015, e cila u rikonfirmua edhe një herë më 19 janar 2016. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare si, Bachellor, Master dhe Doktoratë, diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025