Që nga data 1 e deri më 24 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 2004 fluturime.
Rreth 300 mijë udhëtarë kanë kaluar vetëm në muajin korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Nga 1 korriku deri më 24 korrik përafërsisht në ardhje janë 178,558 udhëtarë, ndërsa në nisje janë 111,423 udhëtarë”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo bëri të ditur se nga janari e deri në qershor të këtij viti, numri total i udhëtarëve ka qenë mbi 1.5 milionë udhëtarë.
Ndryshe, numër i madh i bashkatdhetarëve kanë arritur në Kosovë edhe përmes transportit tokësor.
Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare po vazhdojnë të jenë të ngarkuara me kolona të gjata, ku qytetarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Të dhënat e fundit e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se kolona deri në 400 metra ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe