Rreth 17 milionë euro në vit përfiton Serbia nga mosanëtarësimi i KOSTT-it në rrjetin energjetik evropian

Mosanëtarësimi në rrjetin energjetik evropian (ENTSO) i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro që nga paslufta, mjete këto të cilat i ka përfituar Serbia.
Kjo po e pengon edhe funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri që nga viti 2016.
Serbia për çdo vit përfiton nga 17 milionë euro, për shkak të mos njohjes së Kosovës, në rrjetin energjetik evropian.
Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Hamdi Malushaj thotë për KosovaPress se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrin ta shfrytëzoj interkonjeksionin 400 kilovoltësh me Shqipërinë që ka kushtuar 33.5 milionë euro, prej tyre 45 për qind janë kredi të cilën e paguan Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë – KOSTT.
Malushaj thotë se për mos anëtarësimin e Kosovës në ENTSO, fajtore është edhe Qeveria e Kosovës.
“Është rreth 17 milionë euro në vit të hyra për Serbinë, të hyra direkte ose humbje direkte nga ana jonë. Efekti sekondar është shumë më i madh. Energjia pothuajse është shkaktar i ngecjes së zhvillimit ekonomik. Humbja e besimit në Kosovë ka ardhur përmes stagnimit në zhvillimin e energjisë. Anëtarësimi në këtë institucion (ENTSO) lë të dyshohet në aktivitetin tonë, ngaqë Serbia ka lobuar në mos interesimin tonë”, thotë Malushaj.
Zyrtarë të KOSTT-it thonë se mos implementimi i marrëveshjes për kyçje me ENTSO , e bllokuar nga pala serbe po e pengon edhe funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri që nga viti 2016.
Elvane Devexhi, zyrtare për media në KOSTT tha për KosovaPress se humbjet nga mos shfrytëzimi i interkonjeksionit me Shqipërinë janë 1 milion euro në vit, por varen nga niveli i kërkesës së tregtarëve për kapacitetin e linjës për tregtim ndërkufitar të energjisë.
“Sipas vlerësimeve tona varësisht nga kërkesat për tregtim nga alokimi i kapaciteteve në këtë linjë të hyrat nga alokimi i kapacitetit mund të sillen rreth 1 milion në vit”, tha Devexhi në një përgjigje elektronike.
Devexhi ka treguar se financimi i projektit i cili është përuruar në vitin 2016, Kosovës i ka kushtuar 33.5 milionë euro, 45.52 për qind kredi, 44.18 për qind grant dhe 10.30 për qind financimi nga KOSTT.
Po ashtu edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë po tregon se nga mos shfrytëzimi i interkonjeskionit me Shqipërinë, Kosova po humb miliona euro dhe po ka probleme për kthimin e kredisë.
Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu tha se linja është finalizuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për çdo vit është një kosto rreth 5 milionë euro që konsumatorët e energjisë elektrike paguajnë për një marrëveshje që është arrit me Shqipërinë, dhe sipas tij, ato mjete janë ndarë prej konsumatorëve për shkak të problemeve politike të mos zbatimit të marrëveshjes së Brukselit nga pala serbe.
Ndërsa, zyrtarja për media në KOSTT, Elvane Devexhi thotë se pasojat e mos implementimit të marrëveshjes për kyçje KOSTT/ENTSO , po vazhdon t’i shkaktojë dëme financiare KOSTT-it, pasi që operatori serb EMS vazhdon që të ketë përfitime milionëshe nga alokimi i kapaciteteve të linjave interkonektive të Kosovës me shtetet fqinje. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Librarisë Dukagjini po i shtohet një kapitull

Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani