LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqet nga pullazi i shtëpisë, bie në tokë nga 8 metra lartësi

Rrëshqet nga pullazi i shtëpisë, bie në tokë nga 8 metra lartësi

Një person ka rënë nga 8 metra lartësi derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Prizren, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime.

“Viktima mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke punuar, ka rrëshqitur nga pullazi i një shtëpie dhe nga 7-8 metra lartësi ka rënë në tokë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.


Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/