LAJMI I FUNDIT:

RRËNOJA

RRËNOJA

Poezi nga: Hassan Atiya Al Nassar
Përktheu: Maksim Rakipaj

Rrënoja në Veri
gërmadha në Jug;
vdekja
hyn fshehtaz
me veshjet e dëshirës
dhe kryeneçe
zmadhohet hija …
Mbretëri e të vdekurve
niset drejt një lugine
plot dritë,
Kështu Zemërimi
vëllazërohet me Virtytin
dhe varfëria me shkopin.
Tani që mbrriti
qetësia
të vrasë ëndrrën
e të uriturve;
ishte e fundmja regëtimë
që ndizte gjakun
(Dua një Atdhe, dua
një pemë nën të cilën
mund të prehen
endacakët).