Fotografi turk i Associated Press, Burhan Ozbilici ishte nisur dje në një ekspozitë arti me idenë se do të jetë vetëm një ditë e zakonshme pune. Aty, në kryeqytetin turk, Ankara, po merrte pjesë edhe ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov.
Por, pak minuta pasi ambasadori Karlov kishte filluar fjalimin e tij, Ozbilici kishte shpërndarë fotografitë e para përmes AP-së të ambasadorit të plagosur nga një sulmues.
62-vjeçari Karlov u dërgua me urgjencë në spital, u konstatua vdekja e tij, ndërsa policia vrau sulmuesin Mevlut Mert Altintas gjatë një shkëmbimi me armë, shkruan Periskopi.

Fotografi skenën e përshkruajti skenë tmerri.
“Të shtënat, të paktën tetë prej tyre, qenë shumë të zhurmshme brenda galerisë së arteve. Shpërtheu rrëmuja. Njerëzit bërtisnin, fshiheshin prapa shtyllave, hynin përfundi tavolinave e shtriheshin në dysheme. Isha i frikësuar dhe konfuz, por unë gjeta pjesërisht mbrojte pas murit dhe bëra punën time: shkrepa fotografi”, ka shkruar fotografi.

Fotografi i AP-së bëri fotografi të sulmuesit Altintas gjatë sulmit ndaj Andrei Karlov.
Madje, Ozbilici kishte fotografuar sulmuesin edhe para se të fillonte të shtënat. Ai thotë se kur kishte shikuar fotografitë më vonë dhe kishte parë qitësin prapa ambasadorit, ishte shokuar nga ngjasimi i tij si një “mik ose truprojë” i ambasadorit Karlov.

Fotografi kishte marrë vesh se vrasësi 22-vjeç, kishte vendosur ta vrasë ambasadorin për shkak të Halepit dhe rolit të Rusisë në luftën civile në Rusi, por në ato momente Ozbilici krejt çfarë mund të raportonte qe se ai ishte i “shqetësuar” dhe fliste arabisht.
Ai ishte i shastisur nga situata ku gjendej, por jo për gjatë.
“Mori pak sekonda për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur; një njeri vdiq para këmbëve të mia; një jetë u shua para syve të mi”, thotë ai, përcjell Periskopi.
Pasi kishte shkrepur disa fotografi të qitësit, të ambasadorit të vdekur dhe turmës së tmerruar, fotografi ishte eskortuar jashtë ndërtesës me të tjerë pjesëmarrës në atë ngjarje. Ia doli me sukses, por thotë se gjersa dilte jashtë kishte menduar për të gjithë shokët e kolegët e tij që kanë gjetur vdekjen gjersa kanë shkrepur fotografi në zona lufte.

Në rrjetin social “Wayn”, ku ekspozohen fotografi nga udhëtimet, Ozbilici ka një profil të mbushur me fotografi – shumica prej të cilave me fotoaparat në dorë. Në profilin e tij thuhet se është 56-vjeç dhe se jeton në Ankara.
Pjesëza “rreth meje” thotë: “Gjithmonë kam besuar (dhe përjetuar) që gjëja më e rëndësishme në jetë është lumturia dhe aftësia për bërë njerëzit (ose vetëm shokët tuaj) të lumtur!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit