LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Salma Hayek: Weinstein më kërcënoi me vdekje

Rrëfimi i Salma Hayek: Weinstein më kërcënoi me vdekje
PARIS, FRANCE - OCTOBER 02: Salma Hayek attends the Giambattista Valli show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Spring/Summer 2018 on October 2, 2017 in Paris, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Një numër i madh i aktoreve hollivudiane e kanë akuzuar producentin Harvey Weinstein për keqtrajtim seksual dhe përdhunim, ndërsa atyre iu është bashkuar edhe Salma Hayek.

Gjatë një rrëfimi për New York Times, ajo ka treguar se moguli i filmit e kishte kërcënuar me vdekje kur aktorja kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.

(Foto: Getty Images)

Hayek ka thënë se për disa vite e kishte refuzuar Weinsteinin, të cilin secila përgjigje negative e kishte nevrikosur gjithnjë e më shumë.


Edhe Uma Thurman ishte viktimë e abuzimit nga Harvey Weinstein
Lexo po ashtu Edhe Uma Thurman ishte viktimë e abuzimit nga Harvey Weinstein

“Do të të vras, mos mendo se nuk mund ta bëjë këtë”, i ka treguar ajo fjalët e Weinstein.

(Foto: Getty Images)

Sipas saj, nga përdhunimi e ka shpëtuar miqësia me Quentin Tarantinon dhe George Clooneyn. Aktorja ka thënë se nuk ka dashur të flasë menjëherë për këtë çështje, sepse kishte tentuar ta harronte të kaluarën.

“Në fakt jam përpjekur që të mos kem nevojë t’ua shpjegoj të dashurve të mi kur e kam përmendur se Harvey më ka keqtrajtuar, për këtë arsye nuk i kam treguar disa detaje”, ka thënë Salma.

(Foto: Getty Images)

Hayek ka treguar se producenti kishte kërkuar që ta shikonte teksa ajo lahej, t’i bënte masazh dhe ta kënaqë oralisht, si edhe të zhvishej së bashku me një femër tjetër.

Po ashtu, në filmin “Frida” e kishte bindur që të bënte një skenë frontale seksi, edhe pse kjo nuk bënte pjesë në skenar.

Weinstein deri më tani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me pranim nga aktoret dhe se ato po gënjejnë se i ka detyruar. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori