Stuardesja Ximena Suarez (28), është një nga gjashtë personat që i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, në të cilin gjatë vitit të kaluar humbën jetë pothuajse i gjithë klubi futbollistik nga Brazili.
Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen “El Pais”, ajo ka thënë se beson se e ka “shpëtuar Perëndia dhe se për këtë ekziston një arsye”, transmeton Telegrafi.
Ishte 29 nëntori i vitit të kaluar kur u rrëzua aeroplani 17 kilometra larg vendi nga ku ishte nisur, ndërsa Suarez këtë ditë e konsideron si ditën kur kishte lindur për së dyti. Në këtë tragjedi kishin humbur jetën 71 persona, kurse me “vullnetin e Perëndisë”, siç shpjegon ajo, gjashtë persona kanë shpëtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=2uE7YhiJ8TU
“Njerëzit më kanë lakmi, thjesht më shohin si njeri me fuqi mbinatyrore. Më thonë se jam “fatlume që kam shpëtuar”, por kjo për mua nuk është fat, por vullneti i Perëndisë dhe natyrisht se më vjen keq që kam humbur kolegët”, ka deklaruar stjuardesa boliviane duke shtuar se të mbijetuarit i konsideron vëllezër, pasi i lidh trauma e njëjtë nëpër të cilën kanë kaluar.
Për faktin se kanë mashtruar vdekjen, Suarez beson se i ka shpëtuar Perëndia me një qëllim të caktuar – që t’i ndihmojnë të tjerët. Pikërisht për këtë, ajo pranon se në të ardhmen dëshiron të merret me diçka që do të ndihmonte të tjerët, dhe deri më tani ka mbajtur disa fjalime motivuese, dhe ka shkruar një libër për tragjedinë. Megjithatë kjo tragjedi i përket të kaluarës.
“Dëshiroj sërish të fluturoj. Është ëndrra dhe frika ime më e madhe”, ka deklaruar, ndërkaq e pyetur nëse do t’i rikthehet punës ajo tha se varet nga terapeuti dhe psikologu.
Atë fluturim e përshkruan si të qetë deri në momentin e kobshëm, duke shtuar se beson se pilotët kanë bërë gjithçka që të shpëtojnë të gjithë pasagjerët. Por, është interesant se si ajo vetëm disa momente para rrëzimit kishte shkuar në pjesën e pasmet të aeroplanit, sikur ta kishte ndjerë që vdekja po u afrohet.
Por, edhe pse si stjuardese është e përgatitur dhe trajnuar për situata të tilla, ajo thotë se ai moment nuk ishte i lehtë për të. Pranon se skenat e tmerrshme vazhdojnë ta ndjekin edhe në ëndrra. Ajo thotë se është sot, një vit nga tragjedia, nuk mund të flejë dhe detyrohet të pi barna për gjumë.
“Nganjëherë kam makthe. Nuk mund të flejë. Jam munduar të heq dorë nga barnat, por nuk po mundem sepse po zgjohem natën e frikësuar. E di që fatkeqësitë ndodhin, por e di se edhe e fortë duhet të jem”, ka shtuar për fund Suarez.
Aeroplani me 77 persona që transportonte klubin futbollistik nga Brazili ishte rrëzuar më 29 nëntor në pjesën qendrore të Kolumbisë. Aeroplani po fluturonte nga Sao Paolo nëpër Bolivi në Medeline të Kolumbisë, ku ky ekip është dashur të luaj në kupën e SUD Amerikës. Aty kishin humbur jetën 71 persona, në mesin e tyre 19 futbollistë dhe 21 gazetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi