LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i profesorit Rifat Gjota 26 vite më parë, për motorët e rifatuar dhe sferizmin

Rrëfimi i profesorit Rifat Gjota 26 vite më parë, për motorët e rifatuar dhe sferizmin

Edicioni i 100-të i emisionit “Fakte me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, i është kushtuar figurës së shquar të profesorit Rifat Gjota, me rastin e ditëlindjes së tij.

Profesori Gjota falë njohurive teorike dhe praktike, punës së gjatë kërkimore e hulumtuese, për herë të parë filloi realizimin eksperimental të elektromotorit me parim të ri pune. Ky ishte një zbulim i cili u quajt epokal dhe zgjoi vëmendjen e opinionit të gjerë publik dhe shkencor në botë.

Në vitin 1985 u prezantua punimi “Makinat elektrike me fushë komplementare”. Më vonë ky inovacion ishte mbrojtur dhe patentuar në 33 shtete industrialisht më të zhvilluara si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni, Rusia, Zvicra etj.


Presidentes i kërkohet ta ndajë titullin "Nderi i Republikës së Kosovës" për profesorin Rifat Gjota
Lexo po ashtu Presidentes i kërkohet ta ndajë titullin "Nderi i Republikës së Kosovës" për profesorin Rifat Gjota

Në vitin 1986 profesor Gjota u ftua të marrë pjesë në tubimin ndërkombëtar të shkencëtarëve që punojnë në hulumtimin e gjithësisë dhe në simpoziumin ndërkombëtar të mendjeve të mëdha botërore në lëmin e elektromotorëve dhe gjeneratorëve.

Në këtë edicion të emisionit është transmetuar një bashkëbisedim mes profesorit Gjota dhe autorit të emisionit, i realizuar 26 vite më parë – 8 qershor 1997. Bashkëbisedimi ka dy tema: motorët e rifatuar dhe sferizmin.

Bashkëbisedimin mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”, Rama: Me pagat në ushtri ia kemi kaluar edhe Serbisë

“Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”, Rama: Me pagat në ushtri ia kemi kaluar edhe Serbisë

Lajme
​A mund të ketë koalicion LVV-LDK - flet Lutfi Haziri

​A mund të ketë koalicion LVV-LDK - flet Lutfi Haziri

Lajme
Mbi 1 mijë e 600 persona ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, Gara flet për procesin e gjetjes dhe identifikimit të 11 personave

Mbi 1 mijë e 600 persona ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, Gara flet për procesin e gjetjes dhe identifikimit të 11 personave

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

Lajme
Kalo në kategori