23 vite më parë, forca të shumta policore, ushtarake serbe vranë dhe masakruan 227 civilë, kryesisht gra, burra dhe fëmijë, në rajonin e Llapit dhe Gollakut.
Edhe në këtë përvjetor, familjari i dëshmorit Burim Podgorica, Ali Podgorica kujton momentet më të vështira ku kanë mbetur të vrarë një numër i madh i civilëve.
Podgorica thotë për KosovaPress se 23-vite më parë kanë qenë shumë kohë të rënda teksa tregon se fushat mbrapa tij ishin të mbuluara me qese të civilëve të vrarë nga ushtria serbe.
Ai falënderon banorët e fshatit Dyz të Podujevës, të cilët në atë kohë e kanë siguruar bukën për ta dhe nuk i kanë lënë vetëm.
“Para 23 vite ishin kohë shumë të vështira, këto ara dhe fusha ishin të mbuluara me qese në formë të seres. I falënderojmë shumë banorët e Dyzit, të cilët kanë dhënë gjithçka që neve të na sigurojnë kafshatën e bukës, mirëpo divizioni, ushtarët serbë kanë ardhur në këtë fshat dhe e kanë djegur këtë pjesë, ky objekt ka qenë shkollë, kanë hy në atë pjesë ku i kanë vrarë tre persona, pastaj kanë filluar të vrajnë dhe me na ndjekë, ne kemi dalë për në fshatin Koliq, dhe kemi mbetur gjallë. Këtu kanë mbetur të vrarë shumë. Përkundër asaj asnjë njeriu nuk i ka shkuar në mendje për t’u kthyer, t’i përshtatën Serbisë por të gjithë kanë qenë kundër dhe kanë qenë të palëkundur të japin jetën për liri”, thotë Podgorica.
Ndërsa, Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur dhe viktima të luftës në Komunën e Prishtinës ka thënë se në shenjë respekti për gjithë dëshmorët, në kompleksin e varrezave të luftës në fshatin Dyz të Podujevës janë mbjellë 227 pemë.
“Është mbjell nga një pemë për shenjë respekti për gjithë këta të vrarë, numri i tyre ka qenë mjaftë i madh. Ka qenë një masakër e tmerrshme brenda tri dite janë ekzekutuar 227 gra, burra dhe fëmijë, të gjithë kanë qenë… Kanë bërë masakrat me çnjerëzorë që i bëhen njeriut”, tha ai për KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri