LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për banesat e para në Prishtinë (Foto/Video)

Rrëfimi për banesat e para në Prishtinë (Foto/Video)

Mes elitës së shoqërisë kosovare. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë jeta e kameramanit Fatmir Bajramit.

Në gjysmë të shekullit të kaluar, afërsisht në vitet 1947, të burgosurit hungarezë nga Lufta e Dytë Botërore do të detyroheshin nga autoritetet e asaj kohe të ndërtonin objekte. Këtu nis historia e banimit kolektiv të Kosovës.

banesat01


Në Prishtinë, do të ndërtoheshin banesat e para ku do të vendoseshin familje shqiptare dhe serbe. Bajrami, atë kohë pesëvjeçar do të zhvendosej me familje nga lagjja e “Katër Llullave”, në vitin 1954.

Bëhet fjalë për bllokun e parë të banesave të ndërtuara në Prishtinë, në rrugën që sot quhet “Afrim Loxha”, afër Shtëpisë së Pleqve.

“Blloku është histori në veti për qytetin e Prishtinës. Ka qenë çerdhe e intelektualëve të asaj kohe, pasi kemi pas profesorë, politikanë, aktorë, këngëtarë”, shprehet Bajrami.

banesat03

Ai rrëfen fëmijërinë e tij me shumë dashuri. Flet me mall kur kujton lojërat me fëmijët e lagjes, rojën e kompleksit axhën Zeq, pishinën, shfaqjen e filmave me projektor, klubin e të rinjve për vallëzim e shumë aktivitete tjera të cilat organizoheshin nga banorët.

Në këto banesa kanë jetuar Shaban Gashi, Ragip Loxha, Muharrem Qena, Melihate Ajeti, Katarina Josipi, Ahmet Spahiu, etj. Bajrami ka hapur edhe një faqe në facebook “Blloku i parë i banesave-Prishtinë”, ku publikohen fotografi të vjetra të banorëve të lagjes.

Shikojeni videon më poshtë dhe dëgjoni më tepër nga rrëfimi interesant i Bajramit. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori