Një shtetase turke ka rrëfyer për tmerrin që e ka përjetuar gjatë tërmetit tejet të fuqishëm që goditi Turqinë, gjatë të premtes pasdite.

“Jemi mësuar me tërmete, por ky ka qenë më i rëndi që ndonjëherë e kam ndjerë”, ka filluar rrëfimin Marina Gul, e cila tash e shtatë vite jeton në Izmir të Turqisë, qytet ky nga i cili është bashkëshorti i saj, transmeton Telegrafi.


Ajo theksoi se pas tërmetit të fuqishëm ka dalë nga apartamenti me shpejtësi së bashku me fëmijët. Në kohën e dridhjeve ishte brenda apartamentit të katit të parë.

2 102

Marina dhe dy fëmijët e saj tre dhe pesëvjeçar në ato momente po e shijonin ushqimin e të ëmës. Sipas saj, ata janë mësuar me tërmetet dhe për këtë nuk kanë pasur panik kur u ndjenë dridhjet e tokës.

9 16

“Por kësaj radhe ishte ndryshe. Dridhjet kanë zgjatur shumë. Kur e gjeni veten në një situatë të tillë, duke si përjetësi. Fëmijët u kapluan nga paniku, të gjithë mundoheshin të dalin më shpejtë në rrugë”, ka shtuar ajo.

3 76

Duke marrë parasysh se ishte mësuar me dridhjet me të vogla, e dinte se duhet të presë derisa të ndalen. Por ajo thotë se dridhjet ishin aq të forta, sa që ka qenë e pamundur të ecnin lirshëm.

8 22

Marina pranon se është ndjerë sikur të ishte në një anije që në det të hapur goditet nga stuhitë e forta. E djali i saj ishte frikësuar shumë, të cilin e mori afër vetes dhe priti momentin e duhur për t’u larguar nga apartamenti.

4 64

“Të gjithë qanin, në një moment mbretëroi histeria. Dëgjoheshin zjarrfikësit, sirenat e autoambulancave, helikopterët fluturonin nga të gjitha anët. Në një moment ka qenë e pamundur të kaloni rrugën për shkak të numrit të madh të qytetarëve”, shpjegon Marina në detaje momentin dramatik.

5 46

Ajo shtoi se gjithashtu kishte ndjerë shumë përplasje të veturave, sepse të gjithë u ndalën sapo ndjenë dridhjet e fuqishme – madje këtë skenë e krahason me ato apokaliptike të filmave të Hollywood-it.

6 28

Në mesin e fqinjëve të shumtë që i ka janë edhe disa persona të moshuar që janë të palëvizshëm.

7 22

“Jo çdo ndërtesë ka ashensorë, ka qenë problem i madh t’i nxjerrësh këta njerëz”, tha për fund ajo duke theksuar se në lagjen e saj nuk ka pasur shembje të ndërtesave. /Telegrafi/