LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 13° partlycloudy_day

Rrëfimi i dy grave që u përballën me sëmundjen e kancerit të gjirit

Rrëfimi i dy grave që u përballën me sëmundjen e kancerit të gjirit

Tetori është është muaji që i dedikohet ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, që vazhdon të jetë  njëra ndër sëmundjet më të cilën përballen shumë gra jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën.

Në muajin rozë, që u dedikohet edhe atyre që luftuan me këtë sëmundje, përmes një interviste për Telegrafin, Valbona Kastrati, kryetare e OJQ ‘Ia vlen të jetosh’, e cila e ka mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit, foli se si ishte ndier kur e ka kuptuar që është prekur me këtë sëmundje.

“Të them të drejtën, edhe pse fillimisht e kam vërejtur, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se kam kancer. Mirëpo në momentin që e kam kuptuar ka qenë shumë e vështirë. Por, pasi jam luftarake, jam munduar që atë ndjenjë ta kaloj sa më shpejt… Kam luftuar që të arrij deri tek suksesi dhe pas gjithë atyre terapive që kam pas, e që nuk kanë qenë pak, me forcën time, me përkushtimin e mjekëve, por edhe me ndihmën e Zotit, kam arritur të shërohem”, tha Kastrati, shkruan Telegrafi.


Sadet Nikoliqi & Valbona Kastrati

E vështirë ishte edhe për Sadet Nikoliqi, kur e kuptoi se është  prekur nga kanceri. Ajo tha se fillimisht ka dyshuar se mjekët ia kanë ngatërruar rezultatet e analizave të saj.

“Të them të vërtetën nuk ka qenë e lehtë. Kur jam diagnostikuar me këtë sëmundje, unë nuk e kam pranuar, sepse e kam ditur që sëmundja e kancerit është gjenetike. Kam luftuar duke u thënë mjekëve se ndoshta mi kanë ngatërruar rezultatet e analizave, por më pastaj u vërtetua që unë e kam kancerin. Nuk ka qenë aspak e lehtë, dhe pjesa më e rënë ka qenë kur i kam treguar familjes që jam diagnostifikuar me kancer, lajm që ata e morën shumë afër zemrës, mirëpo unë u pajtova me të sepse nuk kisha zgjidhje tjetër”, u shpreh Nikoliqi.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Valbona Kastratit dhe Sadet Nikoliqi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori