LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i 15-vjeçares që u përdhunua dhe la shtatzënë nga fqinji: Na ofrojnë para për ta falur

Rrëfimi i 15-vjeçares që u përdhunua dhe la shtatzënë nga fqinji: Na ofrojnë para për ta falur

Një ditë pas daljes së analizave të ADN-së që vërtetonin së Ligor Biba 55-vjeç nga fshati Velçan është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë vitin që shkoi, familja e kësaj të fundit thonë se ndihen të kërcënuar. Biba u arrestua në muajin tetor të vitit 2017, pas denoncimit nga 15-vjeçarja.

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor. Biba u arrestua nga policia për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të fqinjës së tij të mitur vetëm 15-vjeç. Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore.

Vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

“Fëmijën e çova në jetimore. Unë atë njeri nuk e fal. Jam shumë në ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as në shkollë nga frika. Nuk dua të me vijnë më njerëzit e tij, në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë për ta falur”.

Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën me përgjigjet e analizave të ADN. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

“Përgjigjet e analizave i mësuam dje. Njërezit e Ligorit na vijnë shpesh në shtëpi. Kërkojnë të na japin lekë që t’i falim. Ndihemi të kërcënuar. Nëse i ndodh gjë familjes time do vendos vetë drejtësinë mbi atë njeri”.

Ligor Biba u arrestua nga Policia e Shtetit më 15 tetor të një viti më parë, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij në një kohë që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Dje analizat e ADN-së i vërtetuan atësinë e foshnjës. Biba gjatë marrjes në pyetje kishte mohuar akuzat duke kërkuar me insistim analizat e ADN-së.

Por pas lindjes, janë marrë mostra gjaku të foshnjës dhe të akuzuarit për analizat e ADN-së nga ku ka rezultuar se Ligor Biba është babai i fëmijës. Tashmë të arrestuarin e pret dënimi me akuzën e përdhunimit të 15-vjeçares. /Lapsi.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori