Viti 2018 ka qenë një vit i ndryshimeve në estradës. Nëse një vit më parë as nuk njiheshin, 2018-ta solli në skenë plot artistë të rinj të cilët bënë “boom” në skenën shqiptare, dhe i mbushën sallat e koncerteve plot.

Megjithatë bazuar në numrin e madh të këngëtarëve, duke se tregu i muzikës ka vend të mjaftueshëm për të gjithë.


Telegrafi ka pyetur disa nga artistët më në zë të këtij viti se si ka qenë 2018-ta për ta, dhe ju sjellim në vazhdim prononcimet ekskluzive të secilit prej tyre.

45395177 357366195015013 6226276021071794636 n

Ka qenë vit shumë i mirë edhe i angazhuar. Pak i lodhshëm, ama gjithçka ia ka vlejtur. Ka qenë viti i realizimit të synimeve të mia, tash imagjinoni sa i mirë mund të ketë qenë.

47365050 377241589710418 9020160860546361202 n

Mundem të them se ka qenë viti më i mirë në gjithë jetën time, sa i përket anës profesionale.

38438455 218255948843616 5643125137571053568 n

Viti 2018 ka qenë vit i mirë, vit i pushimit e i reflektimit të një të kaluare të ngarkuar. Profesionalisht 2018 ka qenë e qetë, më pak koncerte dhe krijimtari artistike. Në të njëjtën kohë një rimbushje baterish dhe duke e përfunduar me një këngë dhe video nga përjetime e mia që u nda me dashamirët e këngëve të mia dhe që u prit jashtëzakonisht mirë në mes të mjegullës që ekziston në përgjithësi në muzikën shqiptare.

38072685 927489284125491 2561785302997794816 n

Ky vit ka qenë më i bukur se të gjitha vitet tjera. Pash gjithë maskat fallco të atyre që uroja vetëm t’i shihja, dhe njëkohësisht vazhdova të iu fal më shumë dashuri atyre që e meritojnë.

45665677 569331170179027 630707106224577032 n

Ka qenë një vit i suksesshëm me shumë punë, duke shpresuar se do të bëhet edhe më mirë në vitin 2019.

47582889 317759839069455 7138771688341340989 n

Viti 2018 ka sjell shumë ndryshime në jetën profesionale dhe private. Jam falënderues për gjithë mikpritjen e gjitha projekteve solo dhe bashkëpunimet. Kjo më jep fuqinë që të vazhdoj me të njëjtën energji edhe në vitin 2019. Ky vit më ka plotësuar shumë me momentin kur ka ardhur në jetë djali im. Është viti i cili gjithmonë do të ketë një rëndësi të veçantë për mua.

47208281 1435286136606501 4362158091741979384 n

Viti 2018 ka qenë një vit me shumë angazhime, me shumë punë njashtu edhe suksese. Në aspektin profesional, si PINT, po presim që vitin e ardhshëm të sjellim në treg albumin “United States of America”, për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë.

46690581 154467148854442 4728752756189418139 n

Një vit i ngarkuar me shumë punë dhe projekte të reja që janë pritur kryesisht mirë nga publiku. Gati për të vazhduar me të njëjtin itensitet në vitin 2019.

47583378 2049919785083576 8418735271228904650 n

Vit i suksesshëm. I kënaqur s’jam kurrë unë, gjithmonë kërkoj më shumë, kam bërë shumë projekte, por po i lë hapësirë projekteve më shumë në mes vete, në mënyrë që të promovohen më shumë, dhe jam shumë i ri që të nxitohem shumë, por sidoqoftë me atë që kam bërë, jam shumë i kënaqur, veç tash presim për të ardhmen ende më shumë…

46888907 528844577624167 6029548596173110122 n

Viti 2018 ka qen një vit përghithsisht i qetë. Nuk ka ndodhur gjëra të mëdha që ti mbash mend tëre jetën. Në aspektin profesional ka ndodh transformimi im në një këngëtare e zhanrit popullor me finalizimin e albumit prej 16 këngësh popullore-folklorike. Album ky dedikuar babait tim ku edhe këndoj një nga këngët e tij të preferuara "rrehi teli". Ja vlen ta dëgjoni dhe të me jepni feed-back se si ju është dukur që e kam kënduar.

vesa a

Një vit i qetë, por që 2019-a do të shënojë rikthimin tim në muzikë, ndaj jam gati për t'ju spalosur projektet e mi të reja.

40465076 562341724220470 38758027501359817 n

Një vit me shumë punë, ku edhe sukseset nuk munguan. Megjithatë ju premtoj se në vitin 2019 do të vijë edhe me më shumë të reja në muzikë. /Telegrafi/