Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit, për shtetasin Ermal Fataj, i dyshuar se mund të jetë personi që ka goditur për vdekje me mjetin lundrues skaf shtetasen ruse 16 vjeçe, pak ditë më parë në Ksamil.
Ndërsa, pritet që kërkesa e prokurorisë të shqyrtohet ditën e sotme. Ngjarja në fjalë u shënua të premten, ku vajza teksa ishte duke u larë me mamanë e saj në det ka ikur me not në hapësirën ku rrinë mjetet lundruese.
Pas ngjarjes, u konstatua se 16-vjeçarja kishte marrë gërvishtje të thella në kokë e në trup. Nga verifikimet rezultoi se vajza ishte goditur nga një mjet lundrues, dhe për këtë rast u arrestua i dyshuari Ermal Fataj. Në mjetin e këtij të fundit u gjendën disa fije floku të ngjashme me ato të viktimës, ndërsa pritet që të dalë edhe përgjigjja përfundimtare e ekspertizës, që do e përforcojë edhe më shumë dyshimin e hetuesve.
Dosja e Prokurorisë
Në dosjen e prokurorisë thuhet se, në bazë të veprimeve procedurale të deritanishme rezulton se mesditën e së premtes, shtetasja ruse Kseniia Roik dhe nëna e saj, Tatiana Kulagina, kanë hyrë për t’u larë në zonën e ishujve të Ksamilit. Vajza është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë të tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë, dhe më pas në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës. Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës si dhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë. Janë këqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit. Nga këqyrja, rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licencë shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjetën disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 16-vjeçare.
Dëshmia e Ermal Fatajt
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf në orën që ka ndodhur ngjarja, por mohon të jetë përgjegjës për ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do ta kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndjerë dhe do të merrte masa për t’i ardhur në ndihmë. Në këto kushte, Prokuroria e Sarandës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund të ketë goditur turisten ruse. Por, për të arritur në përfundime më të sakta nëse është pikërisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i veprës penale të parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, duhet të bëhet një vlerësim më i saktë vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjekoligjor për të përcaktuar kategorinë e dëmtimeve dhe shkakun e vdekjes së viktimës, si dhe akti i ekspertimit biologjik i kampioneve dhe provave të tjera materiale të gjetura te mjeti i tij lundrues dhe të sekuestruara prej policisë gjyqësore, për të përcaktuar në mënyrë shkencore nëse ato përputhen dhe i përkasin ose jo viktimës, pra për të përcaktuar saktësisht nëse është pikërisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i veprës penale me pasojë vdekjen e shtetases ruse. Vetëm pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të faktit. Për këto arsye, nga ana e Prokurorisë së Sarandës është kërkuar caktimi i masës së sigurimit “arrest me burg” me afat, në pritje të përgjigjeve shkencore.
Dëshmia e nënës së viktimës
Në datën 21.07.2017, rreth orës 10:00, dy shtetase ruse, nënë e bijë, kanë shkuar në një plazh në afërsi të pikës së parkimit të mjeteve lundruese, dhe konkretisht në plazhin që administrohet nga shtetasi A. P., i cili gjendet përballë tre ishujve të Ksamilit. Pasi kanë qëndruar rreth 30 minuta në rërën e plazhit, pas orës 10:30 shtetaset ruse Kseniia Roik dhe Tatiana Kulagina janë nisur me not për në drejtim të “Tre ishujve”, ku përpara ka qenë Kseniia dhe nga mbrapa ka qenë nëna e saj Tatiana Kulagina.
Pasi kanë përshkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Kseniia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shihte më. Teksa po notonte pas vajzës në drejtimin nga ajo kishte notuar dhe nuk po e shihte më, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30-50 m, ka parë një njeri që nuk mundi ta përcaktonte me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart. Ndërkaq, në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që çoi krahët lart, Tatiana ka parë edhe një varkë të verdhë, si dhe pak më tutje, më në anë, një varkë të bardhë që ishte më e vogël se e verdha. Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por ajo sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerësh/turistësh, pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksamil.
Duke qenë ende në distancë të konsiderueshme dhe duke mos e parë më vajzën e saj, ka menduar se ajo ka dalë në bregun e ishullit që ndodhej majtas saj. Prandaj edhe Tatiana ka marrë drejtimin për nga ishulli majtas, derisa i prekën këmbët fundin e detit në afërsi të bregut të ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke parë majtas-djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në krahun e saj të djathtë brenda në det. Në drejtim të vendit ku kishte parë njeriun që çoi krahët lart pak çaste më parë, ka parë dy varka, një varkë të errët të policisë dhe një tjetër të bardhë. Ka notuar drejt varkave dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin diçka nga uji. Më pas ka konstatuar se po nxirrnin një person nga uji, dhe ende pa mbërritur atje ka parë se dikush kishte hyrë në ujë për të nxjerrë trupin e këtij personi.
Kur u afrua më pranë varkave, në atë kohë e kanë ngritur vajzën, dhe nga këmba e saj e ka njohur që ishte pikërisht vajza e saj, Kseniia Roik. Vetë Tatiana ka hipur fillimisht te mjeti i policisë ku kishin hipur edhe trupin e pajetë të vajzës së saj, por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën te varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje. Më pas, të dyja shtetaset e huaja ruse janë transportuar me mjetet lundruese për në breg të detit, dhe më vonë për në Spitalin Rajonal Civil të qytetit të Sarandës./Gsh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian