Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük dhe bashkëshortja e tij, zonja Ajshegyl kanë rrëfyer mbi stilin e tyre të jetesës si dhe kanë folur mbi përshtypjet që kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në një intervistë për “Living”, ata kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre private. Gjithashtu ambasadori turk Murat Ahmet Yörük u ndal te investimet turke në Shqipëri.
“Që kur kam ardhur këtu, kam vënë re se shqiptarët janë shumë qejflinj, u pëlqen shumë të argëtohen. Madje edhe kafenetë hapen që në pesë e gjysmë të mëngjesit”, u shpreh zonja Ajshegyl për ‘Living’.
Pjesë nga intervista e ambasadorit turk dhe bashkëshortes së tij:
Murat Ahmet Yörük: Unë dhe gruaja ime jemi ballkanas. Halla ime e madhe ishte e martuar me një shqiptar. Pra, bashkëshorti i hallës sime ishte shqiptar. Kështu që kushërinjtë e mi janë gjysmë shqiptarë dhe gjysmë turq.
Kur më pyesni se si ndihem këtu, unë them “si në shtëpinë e kushërinjve të mi”, sepse kështu është. Burri i hallës sime ka jetuar në Tiranë. Ka punuar në oborrin mbretëror në periudhën e mbretërisë dhe ka qenë përgjegjës për mirëmbajtjen e oborrit. Ja pse kam lidhje me Shqipërinë.
Përtej kësaj, unë ndihem shumë mirë në Shqipëri. Nuk po e ekzagjeroj, por kur erdha në Tiranë, dola të shëtis nëpër rrugë të ndryshme dhe vura re shumë ngjashmëri me Turqinë. Për shekuj të tërë, të dyja vendet kanë bashkëvepruar. Në saje të këtij bashkëveprimi janë krijuar dhe shumë familje. Për këtë arsye, turqit dhe shqiptarët ngjajnë nga fizionomia. Prandaj nuk u habita shumë kur erdha në Tiranë.
Nuk mu duk sikur erdha në një kontinent tjetër, në një shtet tjetër dhe me një kulturë të ndryshme. Ndihem si në shtëpinë time dhe mendoj se në vitet pasardhëse, do të më duket sikur i përkas këtij vendi.
Ndoshta mund të mendojmë edhe idenë për të marrë nënshtetësinë shqiptare. E them këtë, sepse ndoshta në fund të mandatit, do të ndihemi si banorë vendas, ja pse e përmenda nënshtetësinë. Kur mëson gjuhën e një kombi, afrohesh më shumë me atë vend.
Kur hamë mëngjes, flasim shqip me punonjësit tanë, sepse po përpiqemi të mësojmë gjuhën.
Ndërsa në pyetjen se cili është një element evropian që e ka gjetur në Shqipëri dhe nuk a kanë në Turqi, ai ka thënë:
Kultura e kafesë është shumë e rëndësishme në Shqipëri. Edhe ne kemi kafenë turke, por ju pini kafe që në pesë të mëngjesit.
Që kur kam ardhur këtu, kam vënë re se shqiptarët janë shumë qejflinj, u pëlqen shumë të argëtohen. Madje edhe kafenetë hapen që në pesë e gjysmë të mëngjesit.
Me sa kam parë, edhe makiatoja juaj në filxhan të vogël është shumë e famshme. Ne nuk pimë makiato atje, kemi vetëm kafenë turke. Pra, kultura e kafesë dhe pjesa e argëtimit është më e gjerë këtu sesa në Turqi.
Ne në Turqi e përdorim shumë çajin, ndërsa ju nuk e përdorni.
Madje bashkatdhetarët tanë disa ditë pasi vijnë në Shqipëri vijnë në ambasadë dhe kërkojnë çaj. Ne përgatisim çajin tonë të zi dhe kështu shuajmë mallin që kanë për çajin. /gsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë