Amir Rrahmani është deklaruar pas fitores 2-0 të Kosovës ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mbrojtësi i Përfaqësuese tonë që shënoi golin e parë në këtë takim, e që më pas shënoi edhe Vedat Muriqi.


Rrahmani ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj malazezëve, por edhe me golin e shënuar.

72389612 732749040530171 4011270060260720640 n

“Jam i lumtur që nuk kemi pësuar gol dhe zhvilluam një lojë të hapur, derisa në ndeshjet e tjera kemi pranuar gol, pasi luajmë lojë të hapur.

“Natyrisht se jam i lumtur edhe për golin e shënuar, por më shumë për tri pikët e fituara”, ka shtuar më tej Rrahmani.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app