LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj kritikon Qeverinë: Ka tendencë për shuarjen e sindikatave

Jasharaj kritikon Qeverinë: Ka tendencë për shuarjen e sindikatave
Rrahman Jasharaj

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka mbajtur takimin përmbyllës duke analizuar aktivitetet e zhvilluara e duke bërë planifikime të veprimtarive sindikale në vitin 2024.

Përfaqësuesit e të punësuarve që nga çerdhet e deri në universitete kanë vlerësuar se viti 2023 ishte me plot sfida, por edhe me arritje të shumta.

Në këtë takim, Këshilli Drejtues e ka shpallur kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, sindikalist të vitit.


“Duke vlerësuar lart angazhimet e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, Këshilli Drejtues e shpalli atë sindikalist të vitit  në SBASHK dhe falënderon gjithë sindikatat e Kosovës që në kuadër të  BSPK-së e shpallen sindikalist të vitit në nivel vendi kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj”, thuhet në komunikatën për media.

Jasharaj duke prezantuar raportin e punës ka deklaruar se “fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe Ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë”.

“Për çka përmes shkresave janë kritikuar edhe nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numëron 11 milionë anëtarë dhe Internacionales Botërore të Arsimit (EI), që numëron 32 milionë anëtarë. Jasharaj ka kujtuar edhe tendencën e Qeverisë për shuarjen e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq, siç tha Jasharaj, sepse shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK. Ai pastaj  ka përgëzuar veprimtarët sindikalë dhe stafin qendror, të cilët kanë arritur të realizojnë detyrat e planifikuara për vitin 2023”.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë bërë vlerësim të angazhimeve e aktiviteteve sindikale në komuna e në universitete duke përmendur trajnimet e organizuara me qindra punëtorë të arsimit, organizimin me sukses të aktiviteteve kushtuar ditës së madhe të mësuesit, rrjedhën e mbarë të pushimeve për qindra  punëtorë arsimor në bregdetin shqiptar dhe aktivitetet e shumta me Qendrën Amerikane të Solidaritetit duke veçuar punëtoritë sindikale në shtatë qendrat e Kosovës dhe Tryezën përgatitore me pjesëmarrjen e të gjitha palëve që ndërlidhën me arsimin për të mbajtur në shkurtin e vitit 2024 Konferencën ndërkombëtare lidhur me ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin mendor në shkolla”.

“Ata kanë theksuar se punëtorët e arsimit falë  Kontratës Kolektive të Arsimit kanë realizuar përmes gjykatave benifite të shumta, që u ka krijuar kjo Kontratë”, vijon njoftimi i SBAShK-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori