Forcat policore u desh të ndërhyjnë të mërkurën në mbrëmje për të qetësuar incidentet që shpërthyen në një nga qendrat për pritjen e migrantëve të paligjshëm në afërsi të Sarajevës, ndërsa disa ishin plagosur, konfirmoi zëdhënësi i policisë së Sarajevës, Mirza Hadjiabdiq.

Ai tha se të paktën dy oficerë policie dhe një punonjës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), i cili menaxhon qendrën e pritjes, u plagosën në përleshjet e shkaktuara nga migrantët në kampin afër Blazhuj, raporton klix.ba.


9068821d f420 4d8d a9e8 f2f97f5e20d2 cx0 cy5 cw0 w1023 r1 s

Migrantët gjithashtu dëmtuan disa automjete policie dhe fotografitë e transmetuara nga mediat lokale tregojnë vetura të përmbysura me xhama të thyer. Incidentet ishin të përmasave, të tilla, sa që anëtarëve të njësive speciale të policisë u desh të ndërhynin me qen.

Sipas informacionit të disponueshëm, konflikti shpërtheu kur punonjësit e IOM u përpoqën të transferonin një nga migrantët nga kampi në Blazhuj në një kamp tjetër, i cili kishte inkurajuar incidentet më parë.

Policia ka konfirmuar se disa migrantë janë ndaluar për sjellje të dhunshme dhe po hetohen. /Telegrafi/