Pas një ceremonie martesore që është zhvilluar në South Wales, ka filluar një rrahje në të cilën janë bashkuar më se 20 persona.

Të pranishmit janë munduar t’i ndajnë, ndërsa intervenoi edhe nusja që kishte vellon dhe fustanin e gjatë, transmeton Telegrafi.


Mësohet se e tëra ndodhi, kur një mysafir e ngacmoi të dashurën e kunatit të saj. Incidenti devijoi në përleshje masive, ku shumica mbetën me lëndime të konsiderueshme.

Videoja e poshtuar më poshtë, tregon kur zënka bartet prej dasmës në rrugë, pas një ditë të gjatë festimesh dhe konsumi enorm të alkoolit.

Ngjarja është paraqitur në gjykatë dhe të përfshirët do të merren hollësisht ën pyetje, derisa të gjendet fajtori që i dha një shije të keqe dasmës. /Telegrafi/