Me këtë rast janë arrestuar dhjetë të dyshuar, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti. Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë ekspozuar dhe armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe veturat e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë ‘Zastava’ me një fishek, dy brisqe, një boks hekuri dhe një armë jo funksionale, e cila dyshohet të jetë përdorur si mjet kërcënimi në rast”


Pesë nga të dyshuarit sipasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtëve u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress/