Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar Tahir Lushtaku. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Lushtaku ka rikujtuar fillimet e tij në futboll dhe periudhën e vështirë në të cilën zhvillohej sporti në Kosovë, duke theksuar sakrificat dhe kushtet e rënda me të cilat përballeshin klubet dhe lojtarët në atë kohë.


Ai tregoi se kujtimet nga dita e parë e përfshirjes së tij në klubin e Drenicës janë ende shumë të gjalla dhe se shumicën e momenteve nga ajo periudhë i mban mend qartë.

“Qysh nga dita e parë i mbaj mend ndoshta shumicën e situatave edhe prej momentit që kam filluar të stërvis dhe të jem pjesë e klubit Drenica”.

“Kanë qenë kushtet edhe situatat e dimë të gjithë, sidomos ato gjeneratë që janë më të vjetra, besoj se i kanë përjetuar të gjitha qytetet e Kosovës, ku e dimë që futbolli është luajtur në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

“Garat që i kemi zhvilluar i kemi zhvilluar kryesisht në mënyrë të fshehtë dhe nëpër shumë fusha të improvizuara, pra kushtet kanë qenë jashtëzakonisht të këqija për shkak të terrenit ku kemi luajtur”, ka thënë Lushtaku mes tjerash.

Episodin e plotë me Tahir Lushtakun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app