Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Dardanët kanë humbur mundësinë e kualifikimit në Evropian, por thonë se e kanë jetuar ëndrrën e kualifikimit.

Është vet kapiteni Rrahmani që thotë në konferencë për shtyp se janë të zhgënjyer me mos kualifikimin, por do të luajnë me gjitha forcat ndeshjen me Anglinë.

"Është e vërtetë se kemi pasur zhgënjim të gjithë. Ne lojtarët, stafi dhe populli, pasi kemi jetuar me ëndrrën që do të mund të kualifikohemi në Evropian dhe që ndeshja e nesërme do të ishte përcaktuese për kualifikim", ka thënë fillimisht Rrahmani në konferencë.

Amir Rrahmani e1561200223319 Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Por, kjo nuk do të thotë që ndeshja e nesërme nuk është e rëndësishme".

"Çdo ndeshje është mundësi për t'u përmirësuar si ekip dhe për të shikuar përpara", përfundoi kapiteni i Kosovës.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app