LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli arrin në Kosovë

Kadri Veseli arrin në Kosovë

E plotësuar: Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Para shtëpisë janë parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli dhe fëmijët.


Veseli është kapur nga kamerat duke zbritur nga vetura.

Veseli edhe muaj më parë kishte ardhur në Kosovë për arsye familjare, pasi humbi edhe babanë pak kohë më parë.

Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte e po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

—-

Ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryepalrmanetari, Kadri Veseli  thuhet se ka arritur sot në Kosovë.

Siç raportojnë disa media, thuhet se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, ku me të arritur në Kosovë fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për të konfirmuar këtë gjë dhe të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se ditë më parë Kadri Veselit i ka vdekur nëna në moshën 93 vjeçare. /Telegrafi/

E pamja te familja Veseli në Mitrovicë
E pamja te familja Veseli në Mitrovicë

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori