Prej ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinjë, Rusisë.

Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e pestë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme.


Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga humbjet e jetëve të njerëzve, po ashtu dëmet e mëdha material.

rovenastefa 245290157 554739262267775 8595533174198400069 n Foto: Rovena Stefa/Instagram

Populli ukrainas kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Përveç shteteve më të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.

Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend.

rovenastefa 274918698 1078386029674662 916982148823606074 n 2 Foto: Rovena Stefa/InstaStory

“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës", ka shkruar Rovena në postim. /Telegrafi/