Rotary Club Peja si shumë herë më parë, gjendet pranë qytetarëve në nevojë, kësaj radhe duke ndihmuar familjet e goditura nga vërshimet.

Humbja e jetës së një fëmiu 5 vjeçar dhe nënës së tij 26 vjeçare ka tronditur të gjithë qytetarët dhe ka mobilizuar Rotarianët Pejanë për t'i dalë në ndihmë kësaj familje dhe disa familjeve të tjera të goditura nga vërshimet.


Komisioni i Rotary Club Peja për Vlerësimin e Dëmeve, pas vizitave në lagjet e goditura dhe bisedave me familjet e dëmtuara, propozoi që mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe më efikase për t'i ndihmuar këto familje është ndarja e mjeteve financiare.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve, ka bërë përzgjedhjen e familjeve të goditura nga vërshimet dhe sot me 03 Korrik 2023, bëri ndarjen e ndihmës financiare për këto familje.

Ndarja e ndihmave financiare ishte një moment tejet emocional për familjet e dëmtuara dhe për Rotarianët Pejanë.

358118395 661990889304081 5552636769844258221 n

Gjatë pranimit nuk mungoi falënderimi për Rotary Club Peja i përcjellur me lotët e familjeve përfituese të cilët u shprehen se jemi organizata më e shpejtë që i’u ka dalur në ndihmë në këto ditë të vështira.

“Të dashur qytetarë, Rotary është organizatë e mrekullueshme dhe vullneti i mirë dhe gatishmëria e Rotarianëve për të ndihmuar njerëzit në nevojë nuk do të mungojë kurrë”.

Në emër të Rotary Club Peja dhe familjeve të goditura nga vërshimet, Kryetari i Rotary Club Peja Dr. Dardan Asllani, falënderoi Rotary Club Prizren dhe Indio Sunrise Rotary Club në SHBA që i'u bashkuan ftesës së Rotary Club Peja për të ndihmuar qytetarët e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Në fund, të shpresojmë se familjet e goditura nga vërshimet do të kenë mundësi të bëjnë sa më shpejtë sanimin e dëmeve dhe të lutemi që qytetarët t'i kthehen jetës normale në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftimin e Rotary Club Peja./Telegrafi/

358036039 661990709304099 2780280827664519007 n

357703027 661990719304098 1763363542283739147 n

357726424 661990932637410 8222820424212064592 n

357808711 661992172637286 5312497554084089970 n